Në rast se nuk dalin aktet nënligjore, ligji për Policinë e Shtetit cënon interesat e efektivave të saj. Për të zgjidhur çështjen, e cila penalizon policinë, sindikata e Policisë së Shtetit i drejtohet gjykatës. Për veten e saj kërkon 1 lekë shpërblim
Alma Çuka
Në 31 korrik të vitit 2014 Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për “Policinë e Shtetit”. Ky ligj hyri në fuqi në 1 mars 2015. Por nga shtatori i vitit 2014 e deri më sot këshilli i Ministrave dhe Ministri i Brendshëm nuk kanë nxjerrë vendime, urdhëra apo udhëzime, për rregullimin e neneve 61 pika 1, 67, 68 pika 4, 69 pika 3, 70 pika 2, 71, 72 pika 2, 75 pika 1 shkronja ç dhe pika 2, 81 pika 2. Për këtë arsye Sindikata e Policisë ka dërguar në gjyq, Këshillin e Ministrave,përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe si person të tretë Kuvendin e Shqipërisë. Objekti i padisë është i qartë. Detyrimi i personave të paditur të nxjerrin aktet normative.
Ç’farë humbasin punonjësit e policisë
Policia e Shtetit nuk trajtohet ashtu sikundër është e parashikuar në ligj. Drejtuesi i Sindikatës së Policisë Sadedin Fishta përmes një padie të depozituar në Gjykatë shprehet se mosnxjerrja e akteve nënligjore cënon rëndë interest e anëtarëve të sindikatës që ai drejton. Ai shprehet se në ligj ka një vacuum nënligjor. Ky vacuum i heq të drejtën policisë së Shtetit të përfitojë vjetërsinë e punës, një vakt ushqimor, të marrë kredi të butë me interesë 3%, të sigurojë jetën, të përfitojë interesa suplementare, të përfitojë sigurime shëndetësore falas, të sigurojë mbrojtjen e tyre në punë. Por në padi thuhet qartë se ky fakt i sjellë paditësit një dëm moral por dhe material, për anëtarët që paguajnë kuatizacion. Ky dëm është vlerësuar në shumën e 1 lekëve. Aktualisht punonjësit e policisë përveç fjalëvbe të bukura dhe ligjeve që ndodhen vetëm në letra nuk përfitojnë asgjë. Askush nuk merr një vakt ushqim shtesë, ashtu sikunmdër është përcaktuar në ligjin për Policinë e Shtetit. Dhe fakti është se efektivët e policisë do të duhet tëp resin ende në kohë. Kjo deri sat ë hartohen aktet nënligjore që e bëjnë të zbatueshëm ligjin në fjalë.
Kërkesat e njëpasnjëshme
Nga ana e Sindikatës janë bërë disa kërkesa të njëpasnjëshme Ministrit të Brendshëm, Krueministrit dhe Kuvendit të Shqipërisë , për nxjerrjen e akteve nënligjore që do t’u hapnin rrugën edhe përfitimit të të mirave që u jep ligji punonjësve të policisë. Ndërkohë thuhet se pala e cila tashmë është paditur në kundërshtim të hapur me ligjin dhe me rastet kur është kërkuar zbatimi i drejtë i ligjit, nuk ka bërë asnjë njoftim të mëpasrshëm. Një urdhër të nxjerrë nga ministria e Brendshme, Sindikata e quan haptazi të paligjshëm dhe me synimin e vetëm për të dëmtuar veprimtarinë e saj.
Aktet nënligjore
Prej 10 muajsh Këshilli i Ministrave e Ministri i Brendshëm nuk ka nxjerrë asnjë akt nënligjor që ka të bëjë me përfitimet material e financiare të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke cënuae drejtëpërdrejtë interesa të ligjshme pozaçërisht në ligj. Ndërkohë thotë drejtuesi i sindikatësm Këshilli i Ministrave me ligj ngarkohet të nxjerrë këto akte brenda 6 muajsh, nga botimi i ligjit në fletoren zyrtare. Policisë i mohohet në këtë rast përcaktimi u funksioneve për gradë, Koha e punës dhe pushimit, kujdesi për gratë shtatzëna, trajtimi financiar gjatë qëndrimit në punë, e drejta për sigurim shëndetësor të veçantë, e drejta për fitim kredie konpensimi për strehim, sigurimi i jetës në rast aksidenti në detyrë ose për shkak të detyrës. Mbrojtja e veçantë, trajtimi financiar pas ndërprerjes së marrëdhënieve në punë, trajtimi i familjarëve të punonjësve të policisë që humbin jetën për shkak të detyrës.
Mosreagimi
Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Sinmdikatës së Policisë së Shtetit deri tani askush nuk është përgjigjur. Asnjë nga të drejtat që përfitojnë me ligjin e ndryshuar të policisë, nuk marrin punonjësit. Të pyetur nga gazeta Standard, ata nuk pranojnë të flasin me emra konrteket, port ë gjithë tashmë e shprehin qartë se punojnë vetëm për të mbajtur frymën gjallë dhe përballen çdo ditë me vështirësi për të cilët nuk trajtohen denjësisht. Askush nuk përfitonm një shtesë ushqim. Madje me ligj e kanë te detyruar, por që në fakt, askush nuk ua jep. As shpërmblim nuk marrin për këtë gjë. Edhe uniformat I kanë me kursim. Me dhjetëra procese janë të hapura në gjykatë nga punonjë stë policisë të përjashtuar nga radhët e saj. Askush nuk përgjitjet edhe për këtë fakt. Ndërkohë e vetmja që ka ngritur zërin për këtë kategori është sindikata, e cila mesa duket nuk ka fuqinë e duhiur për tu përballur me të “fortët” e qeverisë dhe aq më shumë me Ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili në çdo dalje flet me superlative për punën e tij për të rilindur policinë. Ndërkohë ndryshe është në realitet. Punonjësit e policisë nuk kanë të garantuar as gjënë me elemenmtare. Transportin nga vendi I punës drejt shtëpisë. Ata që ndodhen të rrezikuar dhe ekzpozuar përballë krimit, janë vënë shpesh edhe përballë kërcënimeve. Jan ëtë mbrojtur për aq kohë sa janë në orarin e punës, por edhe këtu nuk thuhet me siguri. Sapo lënë punën asnjë nga efektivët nuk merr përsipër të ndërhyjë në një ngjarje, për shkak se është i pambrojtur. Për të ardhur keq është edhe fakti se askush nga efektivët nuk lejohet të protestojë për të fituar të drejtën e tij. Policia e Shtetit me ligj e ka ndaluar protestën. Por mesa duket edhe padesa e kuatizacionit nuk I del shum ënë mbrojtje.
Pagesa
Çdo punonjës policie paguan një kuot mujore në emër të Sindikatës. Kjo kuatë përdoret nga krerët e Sindikatës, të cilët jan ëtë pakontrollueshëm për mënyrën se si I shpenzojnë këto para. Paraqesin padi në emër të policëve të liruar nga detyre, kërkojnë zbatimin e ligjit nga ana e shtetit , por duket qartë se ata janë të destinuar të humbasin. Kjo për shkak se sindikatat në vendin tonë janë të pafuqishme për të mbrojtur të drejtat e punonjësve nga të cilët edhe pasurohen. Emri Sindikatë është I pazgjidhshëm me konfliktin e interesit që ka me qeverinë. Kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjeve madhore, Sindikatat mjaftojnë të bëjnë kërkesa drejt Ministrisë duke mbyllur në këtë rast edhe shpjegimin për marrjen e parave. Ndërsa çështjet vijojnë të jenë të pazgjidhshme. Mijëra policë janë larguar nga detyra dhe nuk janë rikthyer asnjëherë në vendin e mëparshëm. Të tjerë kanë humbur gradën dhe nuk kanë mundur të përfitojnë atë sërish. Ka edhe nga ata që vuajnë për një strehë dhe shteti ashtu dhe sindikata nuk kanë bërë asgjë për t’i ardhur në ndihmë. Ndërkohë e vetmja gjë që mund të bëjnë është të ndërpresin dhënien e kuaotës mujore për sindikatën.