PS mund të marrë masa ndaj deputetit, Balla: Sintonia mes Blushit e SHQUP-it për të ardhur keq

0
144

Pas mbylljes së mbledhjes së tensionuar, nënkryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla e akuzoi kolegun Blushi se po flet me gjuhën e opozitës. Majde në deklaratën e tij Balla tha se Blushi kishte pohuar në grup se nuk kishte asnjë emër deputeti socialist kriminel, ndonëse burimet pranë mbledhjes bën të ditur se deputeti nuk kishte nguruar të përmendte disa raste, kryesoret Prengën dhe Doshin.  “Ajo që mori më shumë diskutim ishte shqetësimi lidhur me disa deklarata të përditshme nga ana e anëtarit të grupit PS, Ben Blushit për gjoja kriminelë në grupin PS. Iu kërkua në mënyrë të përsëritur, se meqënëse këtë e thotë në përsëritje nga ata që dëgjojmë nga SHQUP, se kush janë këta deputetë që qenkan me precedent kriminalë. Nuk pati, madje u shpreh se në këtë grup nuk ka të tillë. Gjithë kjo sintoni mes Blushit dhe SHQUP është për të ardhur keq”. Po ashtu sipas Ballës, incidenti i Elbasanit e ka burimin tek fyerjet që Blushi ka bërë ndaj atyre sallave. “Mua më vjen keq që për një koleg timin ka një sallë që nuk do ta dëgjojë por duhet të kuptojmë se së pari nuk duhet të fyejmë sallat nga të cilat zgjidhemi. Grupi ka diskutuar me debate të nxehta. Një deputet ka hedhur baltë duke thënë që ky grup ka kriminelë. Me të drejtë iu tha të jepte emrat, por nuk dha emra”. I pyetur nëse do merren masa ndaj deputetit Blushi, Balla la të hapur të gjitha mundësitë. “Secilin fatin e vet politik e ka në dorë të vet”- tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here