Kryetari i Kuvendit, i pyetur nga gazetarët në Kryesinë e Kuvendit për punimet brenda parkut të liqenit Tiranë, Meta deklaroi se Bashkia duhet të tregojë më shumë transparencë ndaj qytetarëve për çështjet me interes publik. “Për këtë çështje është më mirë të pyesni përfaqësuesit e LSI në këshillin bashkiak. Duhet gjetur një raport i hapur transparent në raport me qytetarët, komunitetin dhe opinionin për çdo vendim që ka të bëjë me hapësirat publike, por që kjo ndihmon edhe për të lënë sa më pak hapësirë për të gjithë ata që duan të spekulojnë”, tha ndër të tjera Ilir Meta.