Shkodër/ Lirohet ndërtuesi, Gjykata : Arrestimi i biznesmenit Fishta i paligjshëm

0
192

 

 Gjykata e Apelit në Shkodër ka vlerësuar si të paligjshëm ndalimin e biznesmenit Sait Fishta, që u ndalua më 2 shkurt me urdhër të prokurorisë. Ai akuzohet për ndërtimin në mënyrë të paligjshme të 9 pallateve në Velipojë, të cilat Prokuroria i ka sekuestruar. Gjykata e Apelit sot shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke hequr masën e garancisë pasurore dhe duke e lënë të lirë. Gjithashtu u hoq sekuestro për 9 pallatet që janë në ndërtim e sipër në Velipojë. Ndaj Fishtës ishte vendosur shuma 50 mijë euro si garanci pasurore dhe ishte në arrest shtëpie. Më parë, gjykata kishte vendosur sekuestro preventive mbi 9 pallate në ndërtim në zonën bregdetare të Velipojë. Biznesmeni i njohur i ndërtimit është ndaluar disa ditë më parë nga policia në Tiranë. Nga hetimet nga rezultuar se Fishta në vitin 2010 ka marrë 50 leje ndërtimi nga Komuna Velipojë. Sait Fishta, njihet në qytetin e Shkodrës si biznesmen ndërtimi. Ai ka ndërtuar dhjetëra pallate në Shkodër dhe dhjetëra të tillë në zonën turistike të Velipojës dhe Shëngjini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here