Intervitë me kreun e FRPDSH-së/ Këlliçi: Të rinjtë sjellin përmbysjen e çdo regjimi, muajin e ardhshëm mbledhim Kuvendin e FRPDSH-së

0
124

“Këshilli Kombëtar i PD-së do të zgjedhi strukturën e plotë të FRPDSH-së, duke përfshirë  këtu nënkryetarin, sekretarin e përgjithshëm, Departamenti dhe Sekretariati”

Sava Sota

Kreu i FRPDSH-së Belind Këlliçi, në një intervistë për gazetën “Standard” bëri me dije se muajin e ardhshëm pritet të mbahet Kuvendi Kombëtar i forumit. Po ashtu Këlliçi theksoi gjithashtu se delegatët në Kuvend do të votojnë për anëtarët e Këshillit Kombëtar, duke zgjedhurstrukturën e plotë të FRPDSH-së. Ndërkaq kreu i FRPD-së foli edhe lidhur me protesta e të rinjve, ku vuri theksin tek vullneti i madh që ndjehet mes tyre për të kundërshtuar qeverinë që sipas tij nuk po i ofron asgjë vendit.

 

Çfarë do të thotë për ju të jeni në krye të rinjve demokratë të gjithë Shqipërisë?

Për mua do të thotë përgjegjësi e madhe të jesh në krye të atyre të rinjve të cilët kanë një energji të jashtëzakonshme për të kontribuar për vendin e tyre, dhe kjo ka nxitur dy-fishin e përgjegjësisë sime, pasi  vetë vij nga nga struktura e FRPD-së. E kuptoj mjaft mirë revoltën e të rinjve demokrat, ndaj çdolloj padrejtësie dhe shtypjeje që po u bëhet nga pushteti aktual, si prsh ngritja e tarifave universitare, krizës ekonomike, vrasjes së shpresës , duke i detyruar  ata të shkojnë drejt azileve në Gjermani, pasi qeveria i Ramës nuk u ka ofruar asgjë.

Protestat e të rinjve të Forumit Demokrat, janë njw show për të treguar që FRPD është aktiv?

Të rinjtë e forumit kanë protestuar si rrjedhojë e akumulimit të pakënaqësirave ndaj gjithë arsyeve të lartpërmendura, dhe ata më kanë njoftuar se jemi të gatshëm të protestojmë në disa qytete. Për këtë fakt jam ndjerë i lumtur, pasi janë të rinjtë ata që sjellin përmbysjen e çdo regjimi, sikundër janë të gatshëm ta bëjnë tani për të rrëzuar qeverinë Rama. Mbështetja ime ndaj tyre ka qënë maksimale dhe unë do të jem zëri i tyre i fuqishëm.

Kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i FRPDSH-së dhe çfarë sjell ai?

Muajin që vjen pritet të organizohet Kuvendi Kombëtar i Forumit Rinor Demokrat të Shqipërisë, ku delegatët në Kuvend do të votojnë për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Pastaj dy javë më pas Këshilli Kombëtar i PD-së do të zgjedhi strukturën e plotë të FRPDSH-së, duke përfshirë  këtu nënkryetarin, sekretarin e përgjithshëm, Departamenti dhe Sekretariati. Këtu përmbyllet faza zgjedhore e Forumit Rinor. Ky proçes kombëtar zgjedhor, zhvillohet për herë të parë në këtë format në Partinë Demokratike.

 

Ndërkohë, është mbyllur tashmë gara për të zgjedhur kryetarët e FRPD-së nëpër qytete si dhe nëpër degë, çfarë formule ndoqët ju, dhe sa ka qënë numri i votuesve?

Saktësisht , 11.146 ka qënë numri i anëtarëve të cilët kanë marrë pjesë në proçesin e votimit, dhe formula i qëndroi parimit 1 anëtar 1 votë, për herë të parë tek PD. Diferenca jonë me rivalin kryesor është që ndërkohë që PS privohet për zgjedhjet për kryetarin e partisë, PD zgjedh kryetarët lokal të Forumeve Rinore me parimin 1 anëtar 1 votë. Në dy qytete,  diferenca mes kandidatëve ishte vetëm me 1 votë, si prsh, Malësi e Madhe rezultati i votimit ishte 205 me 204. Ndërsa në degën numër 8 në Tiranë, rezultati doli 60 me 59.

Ju si kryetar a keni garantuar frymën demokratike të zgjedhjeve, sikundër vet u zgjodhët përmes një proçesi transparent?

Transparenca ka ndikuar që fitorja e një kandidati mos të krijoj hatërmbetje apo hamëndesime jo vetëm nga kandidatët por edhe nga anëtarët, pasi kjo është shtylla kryesore e një gare demokratike. Gjithsej kanë qënë 142 kandidatë, nga ku dolën 53 drejtuesit e degëve të Shqipërisë.  Në total për të 53 degët, votuan 11.78 anëtarë.  Në disa degë u zgjodhën 8 vajza kryetare, duke thyer kështu mentalitetin maskilist në këto qytete si Puka, Kurbini, Mati, Skrapari, Korça, Durrësi si dhe njësia 8 në Tiranë dhe Kamza. Një ndër pikat e udhëzimit ka qënë se nuk mund të kandidonin më shumë se 3 kandidatë, ndaj dhe për këtë fakt jam munduar të bëj një përzgjedhje ndaj atyre që kishin një sërë komponentësh, për një përfaqësim sa me dinjitoz, për forcimin e degëve të Forumit Rinor Demokrat. Gjithashtu ngritëm në çdo degë grupe vendore të punës prej 160 vetash,  të cilët na raportonin çdo problematikë që hasnin në terren.

A do të ndjehen të përfshirë në vendimarrje tek Partia Demokratike të rinjtë e djathtë?

Kam premtuar më herët se zëri i tyre nuk do të bjerë në vesh të shurdhët, pasi kemi mjaft të rinj të cilët janë të përgatitur me studime si brënda dhe jashtë vendit, dhe ata mund të sjellin një frymë të re në vendimarrje, për të ndërtuar themele më të forta në Forumin Rinor Demokrat, për t’i dhënë energjinë e duhur dhe më shumë shpresë!

 

Profili

Belind  Këlliçi në vitin 2009 vendos të rikthehet në Shqipëri, pas studimeve që kreu në Amerikë  për shkenca menaxhimi dhe ekonomi në Universitetin e Marylan. Aktivizimi i tij politik ka filluar në degën 10 në Tiranë. U zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, nga Kuvendi Kombëtar në vitin 2014. U votua nga Këshilli Kombëtar si anëtar kryesie i Partisë Demokratike në rolin e drejtuesit të Departamentit të të Përndjekurve dhe Pronarëve, post nga i cili u dorëhoq pasi shpalli kandidaturën për drejtues i Forumit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here