Kadri Veseli, kryetar i PDK-së deri në mbajtjen e Konventës

0
186

Me shumicë absolute votash, anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK-së votuan zyrtarisht Kadri Veselin, si ushtrues detyre të kryetarit të partisë deri në Konventën Zgjedhore, ku edhe do të zyrtarizohet si kryetar.

Veseli tha se, me punën e përbashkët që do të bëjnë, do ta mbajnë PDK-në edhe për një kohë të gjatë si partinë më të fuqishme në Republikën e Kosovës.

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës nisi më herët mbledhjen, nga ku u miratua fillimisht një deklaratë politike, e cila mbështet zgjedhjen e Kadri Veselit si kryetar të ardhshëm të partisë.

Përveç pikës në mbështetje të kandidaturës së zv.kryetarit aktual të partisë, një ndër pikat e deklaratës mbështeste edhe vazhdimin e koalicionit qeverisës me LDK-në, ndërsa i bënte thirrje opozitës të shmangë dhunën.

Në fillim të mbledhjes, Këshilli përshëndeti zgjedhjen e Thaçit president, ndërsa vlerësuan punën e deritashme të tij si udhëheqës i PDK-së. Nga mbledhja e Këshillit Drejtues u mësuan edhe modalitetet e mbajtjes së Konventës së PDK-së, pikërisht më 7 maj, për votimin e kryetarit të ri të partisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here