Ditë më parë, lajmi i ditës u kthyen sharjet dhe brohorimat që vinin ndaj Blushit dhe kërkesa e llogarisë që ai i bëri kryeministrit Rama.
Por sot Rama ka ndryshuar qëndrim, madje ka qënë në krah të Blushit, duke dënuar incidentin në Elbasan.
Duke folur në Asamblenë e PS,Rama theksoi se fishkëllimat ndaj Ben Blushit nuk duhet të ndodhnin, duke e quajtur një ngjarje të pasjellshme.
“Duan apo nuk duan kundërshtarët, demokracia në Shqipëria ishte avulluar si ujët e pulës, po të mos ishte PS-ja.
Merita është edhe evidente se në këtë mjedisin tonë plot infeksione, dëgjohesh dhe durohesh si në asnjë ambient tjetër.
Në këtë mjedisin tonë ka dhe Gjykatë të posaçme për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes nesh, ka dhe këmbime fjalësh me zë të lartë që arrihet deri në fishkëllima ndaj skuadrës, janë tëpasjellshme të dyja.
Më mirë të mos ndodhte asgjë nga këto, por asgjë nga këto nuk e bën më të vogël vlerën e punës së madhe që qeverisja jonë po bën për vendin”, deklaroi Edi Rama.