Në 8 mars 1934 vdiq Hachiko. E kemi shkruar jo pa qëllim fjalën “vdiq” dhe nuk kemi vënë “ngordhi” megjithëse bëhet fjalë për një kafshë. Ai qëndroi për 10 vite në stacionin e trenit duke pritur që të kthehej nga puna i zoti i tij që kishte ndërruar jetë. Qeni i famshëm në të gjithë Japoninë, por vite më vonë në të gjithë botën. Për të është realizuar edhe një film me Richard Gere. Kjo mbetet një nga historitë më mallëngjyse të të gjitha kohërave.