Androkli Kokthi ndryshe nga sa vendosi Gjykata e Shkallës së parë nuk do të qëndroi në arrest me burg. Vendimi u mor gjatë ditës së djeshme nga apeli. Pas kërkesës së avokatit mbrojtës, Kokthi do të mund të qëndroi në arrest shtëpoie, duke lënë në këtë mënyrë qelinë. Sipas gjykatës arrest ii drejtorit të tatimeve të Tiranës, konsiderohet i paligjshëm.
Kjo për faktin se malli është liruar nga konfiskimi me urdhër të tij që në prill të 2015. Ndërsa arrestimi ëshët kyer më 18 shkurt të këtij viti në zyrën e punës. Ky argumentim, u mbajt edhe nga avokati mbrojtës i cili renditi para gjykatës të gjitha veprimet ligjore, sipas tij, të kryera nga Androkli Kokthi. Në asnjë rast, tha avokati, klienti I tij nuk ka shpërdoruar detyrën, pasi edhe urdhërin e lirimit të mallit të konfiskuar e ka bërë mbi bazën e ligjit dhe procedurave tatimore. Pasi është zyra e tij, që duhet të vendoste për mallin e konfiskuar dhe jo Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, siç ka pretenduar organi i akuzës. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i akuzës, i kërkoi Gjykatës që të lihet në fuqi vendimi i gjykatës së shkallës së parë, që caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Kokthin. Por pavarësisht pretendimit të prokurorisë, gjykata vendosi ndryshimin e masës e sigurisë, që për prokruorët ky vendim është I padrejtë dhe do të bëhet rekurs pranë Gjykatës së Lartë. Sipas akuzës, pasditën e 18 shkurtit policia ka zbatuar urdhër-ndalimin e lëshuar nga prokuroria e Tiranës për drejtorin e Drejtorise Rajonale Tatimore në kryeqytet Androkli Kokthi, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Për akuzën, Kokthi ka urdhërur lirimin e një malli të konfiskuar që kap vlerën e rreth 30 mln lekëve, mall ky që ishte bllokuar për mungesë të faturave tatimore.