Fino dhe Tahiri kundër referendumit të Ramës

0
208

ASAMBLEJA KOMBETARE E PS - Kryeministri Edi Rama, duke hyre ne nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nNATIONAL ASSEMBLY OF PS - Prime Minister Edi Rama, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Deputeti socialist Bashkim Fino ka deklaruar se propozimi i Ramës për zgjidhje të debatit per kreun e PS-së përmes referendumit bie ndesh me statutin. Në një deklaratë për “Neës 24″, ai u shpreh kundër mbajtjes se referendumit për mandatin e Ramës. “Të gjitha çështjet dhe problematikat e viteve të fundit, zgjidhen me statutin e ri. Mendoj se edhe ata pak kundërshtarë që kanë bërë propozime për statutin duhet të jenë të kënaqur. Ne e miratojmë statusin e ri me metoda e laburistëve anglezë. Jam kundër Ramës për referendum, pasi bie ndesh me statutin e ri”, tha Fino. Për incidentin e Elbasanit duhet të ketë përgjegjësi individuale dhe jo kolektive. “Unë e dënoj një sjellje të tillë (fishkëllimat). Jemi parti që i dëgjojmë sugjerimet dhe vërejtjet. Ishin disa kokrra që duhet të mbajnë përgjegjësi personale dhe Asambleja e Elbasanit”- tha ai. Ndërkohë ai i qëndroi deklaratës së thënë më parë se statuti po përdoret nga Blushi si Kalë Troje e për këtë debat ndan qëndrime të njëjta me Ramën. Kundër referendumit doli hapur edhe Ministri i Brendshëm Sajmiri Tahiri, i njohur për afrimitetin e tij me Ramën. “S’ka nevojë për referendum”- theksoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here