Klanet e Ramës po shesin INSIG-un, ecën me moton e Enver Hoxhës

0
226

Lidershipi i PS shpalli publikisht aktin e tradhetise kombetare duke dale me tezen “Partia e para”, pra mbi Shqiperine.

Ne parlament, i shtrova pyetjen deputeteve te PS se si ju duket dhe si ndjehen ata para grave, vajzave, motrave te tyre kur sjellin ketu trafikantin e vajzave shqiptare Arben Ndoka, te denuar me vite burg per krimin e shemtuar!

Denova puçin e parlamentit ndaj Gjykates Kushtetuese duke bllokuar vendimet e saj kunder kusareve e shtetit. sb

“Zonja deputete!

Zotërinj deputetë!

Zoti kryetar!

Të dashur qytetarë dhe qytetare të vendit!

Dje, pas tre dekadash, lidershipi PS doli publikisht me aktin e tradhëtisë kombëtare duke shpallur Partinë mbi vendin, Partinë mbi Shqipërinë. Bijtë u kthyen tek etërit në mënyrën më të paimagjinueshme. Një njëri, i cili rreth 1.4 milionë votues shqiptarë, që nuk votuan për të në zgjedhjet e fundit të 2015, i shpall dele ose budallenj, natyrisht ju garantoj se atë nuk e lidh asgjë me Shqipërinë dhe shqiptarët. Ju garantoj se ai nuk ka asnjë interes tjetër përveçse pushtetin e tij personal. Kundërshtarët e tij janë budallenj dhe dele. Nuk përdor dot termat e Kolekës apo të të atit të tij, që janë armiq për t’u zhdukur. Ministri i tij i Jashtëm deklaron në Asamblenë e trupit se ‘Shqipëria dhe partia janë e njëjta gjë për Sul Bushatin’, pra për njeriun i cili i bëri gjëmën Shkodrën, firmosi me qindra e mijëra internime dhe procese politike. Për ministrin e jashtëm të çdo vendi interesi kombëtar është interesi që udhëheq politikën e jashtme. Në aktin e parë, bashkë me Edi Ramën, shpallën parim udhëheqës të politikës së jashtme shqiptare “zero probleme me fqinjët”, në një kohë kur në rajon, për çdo vend, sot është interes kombëtar. Edhe superfuqia e vetme në botë ka filluar të flasë për interesa kombëtare jo vetëm interesa globale, por përsëri interesi kombëtar është pari i politikës së jashtme, përveçse i atyre që venë ideologjinë si të parë, ose vënë marrëzinë pushtetin dhe parat e tyre si interes të parë.

Deklaratat e Asamblesë tuaj, e bëjnë tepër të rrezikshëm qëndrimin tuaj në pushtet për interesat kombëtare. Eshtë jashtë çdo lloj imagjinate që një politikan mund të deklaroj se ‘e para është Partia’. Kjo ishte motoja e Enver Hoxhës, dhe kjo është motoja e Edi Ramës, i cili nuk meriton kurrë të jetë në këtë parlament, pasi ai është deri tani, përdhosës i votës sa vetë Enver Hoxha. Enver Hoxha e respektonte një automat të votimit çdo katër vjet, pa rival pa asgjë por e bënte atë dhe dilte me 100 për qind gjithnjë, s’merrte ndonjë votë kundra. Edi Rama as këtë nuk e respekton. Do thoni ky se është problemi juaj, por jo. Ky është një akt stalinist më i turpshmi në historinë e vendit. Lëxoni historinë e vendit. Çdo diktator, çdo autokrat, aktin e parë që bën, atë nen të kushtetutës që më kushtëzon mua me dy mandate dua ta heq, se dua të jem i përjetshëm. Këtë bëri dhe Morales, presidenti komunist ekstremist i Bolivisë, por populli bolivian i tregoi bërrylat.

Vendi paraqitet në këmbët e një partie mafiozësh, e një partie të mbushur me kriminelë, vrasës dhe trafikantë..

T’ju pyes një gjë që s’ju kam pyetur ndonjëherë. Si ndiheshit ju që uleshit në krah të atij që trafikonte motrat dhe vajzat shqiptare. Kein ju motra dhe vajza shqiptare? Të gjithë keni, të gjithë kemi. Si ndjeheshit ju me Ndokën këtu? Dhe do ju them një gjë që nuk e kam thënë. Para se të largohej Ndoka nga parlamenti, Rama i kërkon një ambasadori të rëndësishëm “do largohet ai, por me një kusht, që Basha dhe Berisha të mos ja përmendin emrin”. Dhe unë e mbylla gojën, hera eparë që po ja përmënd emrin, ne e mbyllëm sepse respektova një kërkesë të kryetarit tuaj, sepse do bënte një zgjidhje. Po ç’na bëri kryetari juaj? Këtë trafikant femrash, këtë pengmarrës, e nxjerr në rang ministri. Pse e them këtë? Sepse në praktikën e këtij vendi prefektët i kanë paraqitur gjithnjë ministrat, gjithnjë ka shkuar një ministër për të paraqitur përfaqësuesin më të lartë të ekzekutivit në atë prefekturë. Por kësaj here përfaqësuesi më i lartë i ekzekutivit ishte krimineli, ishte trafikanti Arben Ndoka, që ju e futët këtu në parlament. A keni ju vajza dhe gra, sigurisht që keni. Si e justifikoni ju para tyre një akt të tillë ndaj këtij njëriu? Po natyrisht kjo pse vjen? Sepse është Partia mbi Shqipërinë, sepse është Partia mbi shoqërinë. Dhe ju me këto kujtoni se kërcënoni një njëri brenda jush? Jo more jo, ju me këto kërcënoni çdo shqiptar, ju me këto kërcënoni gjithë Shqipërinë. Ju jeni rrezik i madh kombëtar.

Ju keni vënë gjithçka në funksion të Partisë tuaj. Udhëton ministri jashtëm për problemet e brendshme të paertisë, udhëton tjetri, udhëtoni të gjithë për betejat partiake. Po pse për këto e keni parlamentin ju?! Ju jeni shndërruar në funksion të mafies. A edëgjuat Kokëdhimën, kryehajdutin, kryekusarin e sivllaut të tij. “E kanë bërë komunarët e Saliut” thoshte. Dmth Saliu e ka fajin pse vjedh Koço. Kësaj i thonë se, hajduti ska faj por ka faj ai që vidhet. Dhe do e keni sekretar të përgjithshëm të partisë. Gramoz (Ruçi) bëhu gati të ikësh, gjer pasnesër e ke postin, pastaj do e zë Koço.

Të paktën dëgjova sot njërin, atë burrin atje në fund (Rakipi), dhe e përgëzoj. Pasi sulmoi opozitën, ne te drejten e tije tha se mandatin e tije e vendos Gjykata Kushtetuese . Dhe është e vërtetë. Mandatin tënd dhe të askërkujt nuk e përcakton opozita, por kemi vënë një rregull zotërinj, kemi vënë një ligj të konfliktit të interesit, ka dhe një nen Kushtetuta. Dhe këto po kërkojmë ne, s’po kërkojmë gjë tjetër. Vetëm mos i bëni puç Gjykatës Kushtetuese. Opozita s’mund të ketë asnjë kontestim nga vendimi Gjykatës Kushtetuese, por opozita s’mund të pranojë kurrë puçin ndaj Gj. Kushtetuese që bëni ju.

Zonjë (Leskaj), edhe ti duhet të pranosh që duhet të jetë Gjykata që duhet të gjykojë, sepse me hekurudhë në shpinë në mënyrë absolute vetëm do ta dëmtosh në palcë këtë parlament. Ne, për dekusarizimin jemi më shumë të vendosur sesa për dekriminalizimin. A e dini çpo ndodh sot? Sot po shitet INSIG-u. Me sa po shitet? Me 15 milionë euro. Shkoni merrni vlerësimin e kompanisë ndërkombëtare, njëra nga kompanitë më të fuqishme në Europë, 38 milionë euro e ka vlerësuar. Po tani do e marrin klanet e Ramës.

Dhe zoti kryetar, ky njëriu që është këtu mbrapa meje (Rama), s’mund të ketë përpara asnjë objekt, as gota e as shishe, aty në asamble le ti mbajë ndërsa këtu në parlament nuk i lejohen më, sepse ka dëshmuar shenja agresiviteti, të cilat këtu në parlament absolutisht mund të cojnë në katastrofa të mëdha.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here