Jeremy Meeks i cilësuar si “krimineli seksi” është liruar nga burgu.
Ndoshta edhe ju kujtohet nga buja që bëri në vitin 2014, ai është Jeremy Meeks nga Kalifornia i cili u burgos atë vit.
Pas lirimit, bashkëshorti dhe babai i tre fëmijëve është duke konsideruar opsionet e tij për të filluar një jetë ndryshe.
“Ne jemi duke vënë çdo gjë në vendin e vet” – tha Jordan, menaxheri i tij.
“Në tavolinë kemi shumë oferta nga modelizmi dhe filmi, do të shohim çfarë do të ndodhë” shton më pas ai.
Menaxheri i tij gjithashtu tregoi se edhe të burgosurit e tjerë ishin shumë të mire me të.