Oficerja ukrainase sfidon gjykatën, tallet me rusët

0
169

Një oficere ukrainase ka sfiduar një gjykatë ruse që po e gjykonte për vrasjen e dy gazetarëve rusë, duke u zotuar se do të vazhdonte grevën e urisë dhe duke ju bërë një gjest të turpshëm gjyqtarëve.

Nadia Savchenko, një pilote që ka shërbyer si vullnetare këmbësorie për të luftuar rebelët, ishte duke bërë deklaratën e saj mbyllëse.

Ajo mohon të ketë qëlluar ndaj gazetarëve rusë në qershor 2014.

Mësohet se vajza ka refuzuar të gjitha ushqimet dhe pijet që nga e premtja, kur seanca u shty.

Duke folur në gjuhën ukrainase, Savchenko filloi të tallet me gjyqtarët në qytetin jugor rus të Donetskut, duke thënë se ata dëshmuan se rusët ishin “fashistë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here