Parandalohet një vrasje në Tiranë, ngjarja ka ndodhur për motive borxhi monetar

0
214

Një vrasje është parandaluar nga patrullat e policisë së Komisariatit numër 1 mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Policia tha se ka arrestuar shtetasin Edmond Gecaj 27–vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin tjetër me inicialet S.M pasi këta dy persona kanë tentuar të vrasin me thikë shtetasin F.M. Policia ka mundur të neutralizojë njërin prej autorëve dhe ka sekuestruar thikën. Ngjarja ndodhi në rrugën “Hoxha Tahsim” dhe sipas informacioneve paraprake ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive borxhi në vlera të larta monetare. Grupi hetimor tha se vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here