Habiten se si është e mundur që 8 marsi, u shoqërua në Tiranë edhe me festa orgjiake, striptizë dhe mbledhje me pasione politike në turmë.
Epo, dëgjojeni miqtë e mi, mua kjo nuk më habit fare. Duhet ta njihni pak historinë e këtyre dymijë vjetëve të fundit.
Fazat e dekadencës sociale dhe ekonomike, gjithmonë bashkojnë paditurinë dhe varfërinë, braktisjen dhe stresin kolektiv, me shpërthime erotike – orgjiake në grup dhe me pasione politike turmash.
Janë tre dukuri që nuk përjashtojnë dhe kundërthonë njera tjetrën, por e plotësojnë më së miri.
Erotika në grup, orgjia, pasionet kolektive politike, bëhen mjeti më i mirë dhe i vetmi për të shprehur identitetin personal të individit të bllokuar në fushat e tjera.
Shihni gazeta on line si botojnë pa fund foto me vithet e shëmtuara të Kardiashanes…
Cfarë shijesh vukgare skllevërish të dënuar të punojnë tokën me bel…
Na tërheqin me kardashianen që të lexojmë pastaj ca politikë, për të na krijuar refleksin se politika është seks dhe seksi është politikë.
Na tregojnë dhe historira me kriminela e kriminele, sepse edhe krimi tërheq vëmendjen në skutat e shpirtit të njeriut që nuk di se çfarë të bëjë tjetër. Rrëfimet e krimit janë edhe ato qetësuese sepse japin kënaqësinë e të parit të tjetrit sesi shkatërrohet.
O Zot, thotë skllavi me veten e tij, unë jam ende mirë… Krimi mbi të tjerët eksiton perversin urban sepse i ngop inatin kundër njerzve në përgjithësi, që i bën përgjegjës për fatin e tij.
Nuk më besoni mua? Lexoni Platonin, Niçen, Spenglerin, etj. Do ta kuptoni….