Lideri i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot takime me banorët e Burrelit, Klosit dhe komunës Lis. Banorët i shprehën kreut të opozitës shqetësimet e tyre për gjendjen e vështirë ekonomike. Ata akuzuan kryeministrin Rama se po vjedh lekët e popullit, ndërsa atë që lidh një tel e fut në burg. Sipas kryetarit të opozitës, kryeministri del në orë në televizion për t’u shpëlarë trurin qytetarëve.