Daily Mail tregon se i është raportuar nga një roje kufitare maqedonase në kushtet e anonimatit se emigrantët po gjejnë çdo ditë mënyra të reja për të çarë gardhin e vendosur në kufi.
Rreth 42 mijë emigrantë kanë ngecur në Greqi, pas mbylljes së kufirit ballkanik. Situata më kritike paraqitet në kampin në Indomenia, ku sipas të dhënave qëndrojnë rreth 12 mijë emigrantë.
Daily Mail në bashkëpunim me ekspertët jep 5 rrugët e mundshme të emigrantëve drejt Evropës.
Të parën përmend Shqipërinë, pasi parashikon mundësinë e kalimit të emigrantëve nga Greqia, në vendit tone, e më pas përmes detit në Itali.
Rrugët e tjera të ‘shpëtimit’ të emigrantëve janë nga Turqia e Rusia.
Në artikullin e gjatë kushtuar situatës së emigrantëve, tabloidi britanik i kushton një vëmendje të veçantë rrugës që përfshin Shqipërinë. Për këtë citon edhe deklaratën e presidentit të rajonit të Pulias, Michele Emiliano i cili pak ditë më parë foli për mundësinë e një fluksi prej 150 mijë njerëzish në brigjet më të afërta me Shqipërinë.