Qindra refugjatë nga vendet e treat janë bllokuar në shtetin Helen. Krerët e këtij vendi kanë dhënë alarmin dhe kërkojnë hapjen e kufijëve për të lejuar kalimin e refugjatëve dhe zhbllokuar situatën. Frika e kalimit të këtyre refugjatëve në territorin shqiptarë ka bërë që policia të jëtë në gatishmëri
Alma Çuka
Refugjatët e ardhura nga vendet e treat, kryesisht Siria, afganistani, vende që ndodhen ë luftë, kanë mbetur të bllokuar në Greqi. Shpresa e tyre e vetme, është kalimi I kufirit me maqedoninë me qëllim realizimin e ëndrrës për të shkuar në vendet perëndimore, kryesisht Gjermaninë. Por për të realizuar ëndrrën e tyre ata mund të përdorin edhe kufirin me shqipërinë. Përmes kufirit me shqipërinë, emigrantët që ndodhen aktualisht në Greqi, kalojnë në Maqedoni e më pas ndjekin rrugën. Frika ka shkuar më tej. Autoritetet shqiptare kanë përforcuar sigurinë në rrugët nacionale Korçë –Kapshticë. Kjo rrugë mësohet se është nën monitorim të rreptë. Lajmi për mbylljen e kufijëve për refugjatët sirianë ka ngritur në gatishmëri Policinë e Korçës. Patrulla të përbashkëta të policisë së rendit, policisë së qarkullimit dhe specialistë të krimeve, po ushtrojnë kontrolle të detajuara për mjetet që lëvizin përgjatë kësaj rruge. Dy grupe janë përqëndruar në segmentin që të çon drejt doganës së Gorricës, që lidh vendin tonë me Maqedoninë. Alarmi se refugjatët e bllokuar në Greqi, mund ta perdorin territorin shqiptar për të hyrë në Maqedoni, ka shtuar kontrollet e policisë në rrugët që të çojnë drejt zonave kufitare me vendin fqinj. Policia e rendit patrullon gjithashtu edhe fshatrat kufitare me Greqinë, për të parandaluar mundësinë e trafikimit të refugjatëve nga shtigjet, që dikur i përdornin vendasit për të emigruar.
Kalimi përmes maleve
Tashmë është fakti i njohur se trafikant të refugjatëve përdorin dy rrugë për kalimin e tyre. Njëra është kalimi përmes maleve dhe tjetra është ajo përmes falsifikimit të dokumenteve. Fluksi i madh i refugjatëve shpesh herë është bërë shkak për abuzimin e trafikantëve. Refugjatët që mbërrijnë në Greqi, lidhen përmes burimeve të ndryshme me udhërrëfyes, të cilët përfitojnë shuma të mëdha parash. Fillimisht ata i marrin paratë që variojnë nga 1500 deri në 2000 mijë euro, më pas i sigurojnë rrugën deri në një vend të caktuar brenda kufirit shqiptarë. Refugjatat më pas lihen të lirë dhe për të arritur në destinacion marrin mjete të ndryshme, si furgon, apo autobus. Krerët e vendit tonë aktualisht janë shprehur se nuk janë në gjendje të presin refugjatët nga vendet e treat. Në alarmë është edhe shteti fqinj Italia. Para disa ditësh ministri i brendshëm Sajmir Tahiri, zhvilloi një takim me homologun e tij Italian për këtë qëllim. U ra dakord që dy vendet të ishin të kujdeshsmën në këtë drejtim. Po kështu u vendos që të patrullohej në det dhe të dy vendet të kishin informacion të detajuar për numrin e refugjatëve që mund të tentonin të kalonin përmes adriatikut. Të mbërritur në Greqi përmes Detit të Zi, refugjatët kanë si synim mbërritjen e tyre në Gjermani dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian. Një rrugë që refugjatët mund të ndjekin është edhe ajo nga Maqedonia për në Poloni.