Dy vëllezër i kishin marrë me qera ambjentet e një magazine, ku thonin se do të shisnin dru për zjarr. Biznesi i druve fshihte qëllimin e vërtetë që ishte kultivimi i kanabisit brenda në dhomat e magazinës. Policia gjeti 28 thasë me kanabis, pajisje elektrike për ngrohje, 16 filtra për filtrimin e ajrit, paisje ventilimi, 100 llampa si dhe paisje të tjera ndihmëse të ishin në funksion të rritjes së bimës narkotike. Fitimi që do të nxirrnin nga shitja e kanabisit dukej se nuk i përballonte shpenzimet e energjise. Policia tha se dy vëllezërit e vidhnin energjinë elektrike.