I mbijetuari i Auschwitz-it, tashmë njeriu më i vjetër në botë

0
239

Sipas Guinness World Records, njeriu më i vjetër në botë tani është një i mbijetuar i kampit të vdekjes Auschwitz.

Yisrael Kristal u lind në Zarnow, Poloni, në vitin 1903 dhe i ka jetuar të dy luftërat botërore para se të lëvizte në qytetin izraelit Haifa.

Guinness World Records thotë se ai ishte 112 vjeç e 178 ditë më 11 mars.

Para tij, njeriu më i vjetër në botë ishte Yasutaro Koide nga Japonia, që vdiq në janar në moshën 112 vjeç e 312 ditë.

Kur i kanë dorëzuar çertifikatën e Guinness World Records, Kristal ka thënë se ai nuk e njeh sekretin e jetëgjatësisë dhe se vazhdon të besojë atë që i kanë thënë kur ishte fëmijë, çdo gjë është e paracaktuar nga lart.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here