Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptar, pasi atyre iu gjet një sasi prej 4 kg kokainë, si dhe një shumë prej 180 mijë eurosh.
Po kështu policua u sekuestroi edhe një pistoletë.
Të arrestuarit janë Renato Hoxha, 25 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Andia Balla, 20 vjeçe.
Ata hiqeshin si të papunë. Operacioni policor u zhvillua në Rexhio Kalabria.