Knidi Bashari, këshilltari i Ministrisë së Financave në hetim nga FBI, i përfshirë në mashtrime kompjuterike

0
248

Knidi (Kssidi) Bashari,këshilltari i Ministrisë së Financave, është nën hetim nga Byroja Federale e Hetimit në SHBA, pasi rezulton i implikuar në një megamashtrim kompjuterik dhe mashtrime me transferta elektronike. 41-vjeçari Bashari,është gjurmuar prej janarit 2015 nga FBI dhe Seksioni i Krimit Kompjuterik dhe Pronës Intelektuale i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të cilët kanë zbuluar 5245 veprime elektronike të cilësuara si kriminale, duke infektuar 475.532 adresa IP në 225 shtete,të cilësuara nga FBI si viktima, pasi i kanë sjellë dëme të shumta financiare dhe jo vetëm.

Mes viktimave është dhe vetë kompania prestigjoze “Microsoft”.Këshilltari i ministrisë së Financave, rezulton të ketë hyrë pa autorizuar në rrjetet kompjuterike, duke interceptuar kredencialet e llogarive të përdoruesve të shërbimeve të shumta në rrjet, duke bërë të mundur sulme të grupuara për mohimin e shërbimeve dhe duke krijuar një mekanizëm për infektime të mëtejshme

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here