Protestë te Stacioni i Trenit/ Zgjerimi i bulevardit, banorët përplasen me policinë. IKMT ndërhyn në 10 objekte

0
183

 

stac-i-trenit

Banorët tek Stacioni i Trenit kanë protestuar për të disatën herë  kundër prishjes së banesave të tyre pasi nuk kanë janë dëmshpërblyer për shpronësimet nga objektet në pronësinë e tyre.

 

Sejrie Baleta

 

Shumë ndërtesa te Stacioni i Trenit janë shembur gjatë ditës së djeshme nga Inspektoriati Kombetar per Mbrojtjen e Territorit.Banorët kanë dalë për të disatën herë në protest duke u konfrontuar dhe me forcat e policisë për kundër shembjes së ndërtesave të tyre ku do të kalojë bulevardi I ri I Tiranës.Në përleshje e sipër me policinë disa banorë të këtyre banesave janë shoqëruar dhe në komisariat. Fadramay kane vepruar disa orë pas rezistencës së banorëve të cilët kundërshrshtojnë prishjen dhe thonë që ende nuk kanë marrë kompesimin për shtëpitë dhe për tokën. Më të prekura  janë ato familje të cilat shtëpitë i kanë  në proçess legalizimi dhe nuk përfshihen në vendimin  për shpronësim të Këshillit të  Ministrave të vitit 2013.  Të tjerë familjarë kundërshtojnë  vleren e tij e cila sipas tyre  është  shumë  më  e ulët se çmimi i tregut. Banorët e zonës së ish stacionit të trenit me herët kanë  protestuar përpara bashkisë së Tiranës, por bashkia ka deklaruar se shpronësimi bëhet nga qeveria dhe ajo është e ngarkuar vetem për shpërndarjen e fondit. Banorët  bllokuan  rrugën dhe u shprehën  të vendosur për të vazhduar deri në fund rezistencën e tyre. Banorët kundërshtojnë dëmshpërblimet, pasi sipas tyre, nuk u mjaftojnë për të ndërtuar një banesë tjetër. Ditën e djeshme ata zhvilluan një takim me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i cili nuk ka pranuar kërkesën e tyre për ndërtimin e një pallati vetëm për ta. Pas kësaj banorët janë shprehur  se do të përshkallëzojnë protestat.

Ndërhyrja humbin ndjenjat 5-së  gra

Ndërhyrjet për shembjen e banesave u kryen nga IKMT dhe INUV . Si pasojë e këtij konfrontimi fizik mes protestuesëve dhe policisë  kanë pësuar gjendje të fikti 5 gra të cilat kanë marrë ndihmën mejkësore nga urgjenca e Tiranës dhe janë shoqëruar në komisaritanin nr 3, 3 të rinj me motivin e kundërshtimit të efektivetë të policisë. Banorët kundërshtojnë këtë aksion për arsye se nuk kanë marrë paratë e dëmshpërblimit dhe nuk janë dakord me çmimin e vendosur për kompesim. Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm  banorët kanë vendosur barrikada për të mos lejuar shembjen e banesave. Vazhdimisht banorët kanë kërcënuar me vetëdjegieve por gjatë qëndrimit të tyre kanë hedhur edhe mjete të forta në drejtë të policisë. Për katër orë tension, bënë që reparti Shqiponja, Forcat e Ndërhyjes së Shpejtë, Policia e Tiranës dhe policia e bashkiake të përforconte kordontët e sigurisë. IKMT nisi aksionin në mesditët për shembjen e 10 objekteve të banimit dhe biznese.Burime zyrtare të IKMT thanë se ndërhyjet bëhen pasi banorët janë shpronësuar.

 Përplasje midis banorëve dhe policisë tek ish-Stacioni i Trenit

Ka precipituar në përplasje protesta e banorëve të banesave që pritet të shemben në afërsi të ish-Stacionit të Trenit në kryeqytet. Banorët protestua kundër prishjes së shtëpive të tyre, me pretendimin se nuk janë dëmshpërblyer me çmimin e tregut. Atje shkuan fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Banorët barrikadë fadromave të IKMT-së

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe forcat e Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës kanë nisur shembjen e ndërtesave që preken nga zgjatimi i Bulevardit Qendror të kryeqytetit. Ndërhyrja është pritur me protesta nga banorët, të cilët kanë bllokuar rrugën, duke mos lejuar futjen e fadromave. Ata kanë nxjerrë në rrugë edhe krevate dhe dyshekë. Banorët thonë se nuk janë shpronësuar në bazë të çmimit të tregut dhe se nuk kanë marrë ende paratë.  Në fjalën e tij një banorë shprehet: “Nuk do të lejojmë prishjen edhe sikur të na kushtojë jetën”.

Kaos në trafik

Protesta e banorëve që preken nga ndërtimi i bulevardit ka shkaktuar kaos në trafikun e Tiranës. Rrugët kryesore u bënë thuasje të pakalueshme pas mesditës së djeshme, ndërsa situata u përkeqësua edhe për shkak të reshjeve të shiut. Edhe pse policia rrugore u mobilizua për të shmangur trafikun në segmentet kryesore, sërish situata mbeti e njëjtë. Problematika më e madhe u shënua në unazë, ndërsa bulevardi Zogu i Parë dhe rruga e trenit u bllokuan thuajse totalisht.

 

Reagimi i Bashkisë Tiranë

Bashkia e Tiranës ka reaguar për protestat e banorëve që do të shpronësohen për ndërtimin e Bulevardit të Ri në kryeqytet. Në reagim, Bashkia thekson se ka zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e familjeve për t’u dhënë zgjidhje shqetësimeve të tyre. Bashkia thekson se vendimi për shpronësimet është bërë me VKM më 5 gusht të vitit 2013.

Reagimi:

“Bashkia e Tiranës është e gatshme të ndihmojë të gjitha familjet në fjalë dhe të ofrojë zgjidhje brenda hapësirave ligjore, por nga ana tjetër bëjmë me dije se shpronësimi për interes publik, të pronarëve dhe poseduesve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës”, është bërë me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 752, datë 5.9.2013. Referuar këtij vendimi, Bashkia e Tiranës është përcaktuar që të shpërndajë dëmshpërblimet për pronarët dhe poseduesit e pasurive të paluajtshme, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelat bashkëlidhur VKM-së dhe që janë pjesë përbërëse të këtij vendimi. Roli i Bashkisë së Tiranës në këtë proces është të dëmshpërblejë familjet sipas tabelës shoqëruese të VKM nr. 752, datë 5.9.2013, dhe nuk ka asnjë funksion në përcaktimin e çmimit të shpronësimeve. Bashkia e Tiranës mbetet e hapur të komunikojë me përfaqësuesit e familjeve të prekura nga shpronësimet për alternativën e propozuar prej saj, duke ofruar si zgjidhje për strehimin e familjeve e shpronësuara banesa sociale ose bonus qeraje”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here