Spahiu : Balla erdhi me gomar nga Librazhdi, partia e bëri milioner

0
183

Menjëherë pas shoqërimit të akivistëve që në shenjë proteste mbyllën me dryn Ministrinë e Jashtme, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë.    Para komisariatit nr. 1,  Spahiu i ka cilësuar antishqiptare deklaratat e bëra nga përfaqësues të Partisë Socialiste, përfshi këtu ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin.    Ai nënvizoi se Balla,Bushati dhe Majko duan më shumë partinë sesa Shqipërinë, por dhe më shumë se nënën e tyre.   “Ata u mbajtën me vënien e kyçit. Në dyert e ministrisë për të mos lejuar këtë ditëzi që të identifikojë Shoqërinë si parti. Ti mund të jesh ministër i jashtëm, por jo i gjithë shqiptarëve. PS përfaqësohet nga një frymë që identifikon partinë me Shqipërinë. Kur themi Lenini-kuptojmë parti dhe kur themi Pati-themi Rusia. Ata e kanë partinë jo më shumë se Shqipërinë, por dhe më shumë se nëna e tyre. Nëna e tyre i polli pabukës dhe nënë partia i bëri milioner. Të vish 3 orë nga Librazhdi dhe të vish me gomar, e të dalësh milionerë nëna parti është me e rëndësishme”, tha Spahiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here