Thaçi do ftojë presidentin serb Nikoliç në ceremoninë e betimit

0
219

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do ta ftojë presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliç në ceremoninë e betimit të tij në postin e të parit të vendit që mbahet në muajin prill.

“Do të ketë një ceremoni me rastin e marrjes së funksionit të Presidentit në fillim të prillit dhe i gëzohem edhe ftesës që kam për t`ia dërguar Presidentit Nikoliç. Ne do t’i ftojmë edhe presidentët e tjerë të rajonit. Atë e kam takuar edhe në raste të tjera. Pra, kjo nuk do të jetë diçka e panjohur për Nikoliçin”, ka thënë Thaçi në një intervistë dhënë për gazetën austriake “Der Standard”.

Nuk dihet nëse presidenti i Serbisë do ta pranojë ftesën, edhe pse është ende herët për konfirmime. Por sidoqoftë diçka e tillë ka pak gjasa të ndodhë. Ardhja e Nikoliç në Kosovë do ashpërsonte më tej retorikën e opozitës ndaj Thaçit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here