Pas atentatit të mbrëmshëm në Tiranë një tjetër ngjarje kriminale është shënuar sot paradite në qytetin e Durrësit. Nga të dhënat paraprake mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona pas një sulmi me armë në një lokal të qytetit. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit. Mësohet se një prej tyre ndodhet në gjendje të rënë për jetën.