Tahiri letër Nishanit dhe Manjanit, akuzon gjyqtarin e Vlorës

0
178

Ministri i Brendshëm u ka dërguar i ka dërguar një letër Presidentit Bujar Nishani dhe ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani për rastet kur persona që shkelin ligjin arretohen e më pas lirohen nga Gjykata.

Shqetësimi i ministrit Tahiri i referohet rastit për një gjyqtar në Vlorë, i cili kishte lënë të lirë një person të arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje në shkurt të 2016-s.

Ministri shkruan se gjyqtari Laurent Fuçia e cilësoi si të paligjshëm arrestimin ndaj të arrestuarit dhe vendosi një masë sigurie të lehtë, detyrim paraqitje.

Në letrën drejtuar Nishanit dhe Manjanit, Tahiri shprehet se gjyqtarët bëjnë pakt me shkelësit e ligjit dhe lirimi i tyre dekurajon policinë gjatë detyrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe konkretisht gjyqtar Laurent Fuçia, ka marrë në shqyrtim në seacën gjyqësore çështjen e referuar nga Prokuroria në ngarkim të shtetasit Vasil Papa, në datën 27.02.2016, ku ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës; ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin e këtij shtetasi si dhe ka caktuar masën e sigurimit persona “detyrim për tu paraqitur në Policinë gjyqësore”.

Po Kështu, në të njëjtin vendim është urdhëruar edhe lirimi i menjëhershëm i shtetasit Vasil Papa?! Shfaqet qartë se gjyqtari në fjalë nuk e konsideron rrezikshmërinë e veprës penale, të pasojave që mund të rrjedhin prej konsumimit të kësaj vepre penale; si dhe nënvlerëson rrezikshmërinë e personi në dritën e fakteve të [arashtruara në dosjen hetimore, duke zbutur në mënyrë flagrante masën e sigurimit personal ndaj shtetasit Vasil papa, në kundërshtim me pikën 3, gërmat “b” dhe “c” të nenit 228 i Kodit të Procedurës Penale.

Nisur nga sa më sipër, ekzistojnë dyshimet, besoj të bazuara, se nga ana e gjyqtarit Laurent Fuçia janë kryer veprime jo korrekte, në shpërdorimt të detyrës së gjyqtarit dhe besimit me të cilin kjo detyrë vishet, duke favorizuar personat nënë hetim, të cilët kanë përfituar padrejtësisht lirimin e menjëhershëm”,  shkruan ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here