Policia italiane ka arritur të hedhë dritë mbi vdekjen e një shtetasi të saj me 9 mars të një viti më parë, ku e dyshuar si autore e vrasjes së tij është një shtetase shqiptare me banim në Itali.
Bëhet fjalë për vrasjen e 59 vjeçarit Corrado Vantini nga Montorio al Vomano.
Ngjarja u regjistrua në Marina Di San Nikola, ndërsa policia ka arrestuar si autore të krimit 65 vjeçaren shqiptare Teuta Mihali me banim në Ladispoli, e cila sipas mediave italiane fillimisht kishte mohuar vrasjen e 59 vjeçarit me të cilin kishte një lidhje dashurore.
Si në një film horror, shqiptarja ther me thikë në fyt të dashurin e saj dhe më pas e dogji të gjallë në një automjet.
Kanë qenë kamerat e bizneseve aty rrotull që kanë nxjerrë zbuluar shtetasen shqiptare, e cila mësohet se pavarësisht mohimit të lidhjes së saj me krimin e kryer mbahej nën survejim dhe përgjim nga autoritetet policore.
Siç raportojnë mediat italiane, kamerat kanë arritur të fokusojnë të gjithë skenën e krimit.
Rreth orës 17:30 në të 9 marsit 2015 në video shfaqet furgoni në cilin udhëtonin çifti. Ata parkojnë në një zonë të Marina di San Nicolas dhe qëndrojnë aty për 15 minuta.
Pas 15 minutash ndalesë, gruaja filmohet teksa del e vetme nga mjeti. Gjatë kohës që ishin brenda gruaja e ka goditur në fyt të dashurin me thikë kuzhine dhe më pas i vë flakën furgonit.
Kamerat filmojnë më pas largimin e gruas vetëm, e mbuluar me kapuç, ndërsa në mjet vëret zjarri.
Corrado Vantini u gjet më pas i vdekur nga policia në brendësi të furgonit, trupi i të cilit ishte djegur pjesërisht. Ngjarja e rëndë mendohet të jetë një krim pasioni.
Sipas mediave italiane, çifti kishte një marrëdhënie me zënka e probleme dhe burri besohet se kërkonte që t’i jepte fund lidhjes, fakt ky që nuk është pranuar nga shqiptarja.
Megjithatë policia në hetimet e saj nuk ka përjashtuar dhe pistën e tentativës për përvetësim pasuror të të dashurit të saj nga ana e shqiptares.