Në një intervistë për El Mundo aktorja spanjolle Nerea Barros ka konfirmuar se është prekur nga virusi ‘Zika’. Siç duket ajo e kishte marr këtë virus në nëntorin e kaluar, kur promovonte filmin e Alberto Rodriguezit në Kolumbi. “Nuk ka shërim për këtë virus, është sikur keni flamë. Paracetamoli nuk e mbyt virusin, ai vetëm qetëson simptomat”, ka thënë ajo. Barros, e cila kishte fituar çmimin për aktoren më të mirë në “La isla mínima” në vitin 2015, është personi i 38 në Spanjë që është prekur nga ky virus.