Qeveria urdhëron uljen e pagave për mbi 2100 punonjësve të policisë

0
172

2147 punonjës të Policisë së Shtetit do të të përballen një ulje të ndeshjme të pagave prej 1 prillit të këtij viti. Secilit prej tyre do t’i zbriten të paktën 5 500 lekë nga paga mujore. Shkak për këtë ësthë ndryshimi në grada. Drejtori a Financave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit e ka shpërndarë urdhërin që lidhet me efektin negativ në pagë, sipas ligjit të ri për policinë e shtetit. Ligji i ri heq dy grada nga sistemi. Do të hiqet grada “Nëninspektor” që u jepet atyre që mbarojnë Akademinë e Sigurisë për 2 vjet. Grada e dytë që do të hiqet është ajo e “Kryeinspektorit”, të cilën sot e mbajnë 2147 efektivë të policisë. Kjo gradë ndan edhe kurifin mes gradave të ulëta dhe atyre të mesme. Me ligjin e ri, të gjithë “Kryeinpsektorët” do të marrin gradën e “Inspektorit” dhe rrjedhimisht edhe pagën që përkon me këtë gradë. Paga bazë për “Kryeinspektorin” është 54 500 lekë (bruto), ndërsa ajo për “Inspektorin” është 49 mijë lekë (bruto). Në këtë mënyrë, 2147 “Kryeinspektorët” do të marrin 5 500 lekë më pak prej 1 prillit. Kryeministri Rama kishte premtuar gjatë fushatës elektorale të vitit 2013 se me ardhjen në pushtet do t’i rriste me 70 % pagat e punonjësve të policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here