“Do ta bëj Manhattanin hi”. Kërcënimi më i fundit ndaj SHBA-ve nuk vjen nga Shteti Islamik, por nga një tjetër armik i betuar, Koreja e Veriut. Deklarata është bërë nga lideri komunist Kim Jong-un në median shtetërore DPRK. Kim Jong-un tha se Koreja e Veriut posedon bombën me hidrogjen, e cila është më e fuqishme se teknologjia e zhvilluar në ish-Bashkimin Sovjetik. Ai tha se pikërisht këtë bombë mund ta përdorë kundër SHBA-ve, duke e dërguar në zemër të vendit me një raketë ndërkontinentale. Por, pavarësisht deklaratave bombastike të tij, ekspertët thonë se Kim Jong-un i hiperbolizon kapacitetet teknike të regjimit të vet. Ata nuk besojnë se Koreja e Veriut mund të ketë raketë me rreze veprimi të tillë.