Meta i përgjigjet Majkos me bindje të plotë për realizimin e reformës në drejtësi

0
212

Nga Gjirokastra ku po merrte pjesë në festimet për Ditën e Verës, kreu i LSI-së i është përgjigjur edhe interesimit të medias për tezën e hedhur nga Majko, për zgjedhje të parakohshme nëse nuk miratohet reforma në drejtësi.

Ndonëse nuk e preku direkt propozimin e Majkos, Meta la të kuptohet se nuk ka vend për pesimizëm. Më poshtë përgjigjia e tij.

“Jam i bindur se reforma do të miratohet për arsye se të gjitha forcat politike kanë shprehur vullnetin për përmbushjen e reformës. Së dyti të gjithë kanë rënë dakord që standardet evropiane të kësaj reforme i përcakton Komisioni i Venecias, i gjithëpranuar nga të gjithë dhe ky komision ka folur mjaft qartë për të gjitha çështjet ndaj të cilave janë kërkuar sqarime, interpretim, opinione, apo vlerësime. Por Komisioni i Venecias mendoj se i ka zvogëluar jashtëzakonisht dallimet dhe diferencat kështu që ka vend për optimizëm natyrisht të përmbajtur, por mbi të gjitha për përgjegjshmëri dhe konstruktivitet për të arritur një tekst përfundimtar të dakordësuar për ndryshimet kushtetuese përpara se Komisioneri për Zgjerimin, z. Hahn të vijë në Tiranë në fund të këtij muaji”- tha Meta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here