Putin urdhëron tërheqjen e trupave ushtarake në Siri

Pas disa muajsh bombardime në Siri, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar tërheqjen e pjesës më të madhe të forcave ushtarake. Sipas tij objektivat tashmë janë realizuar dhe nuk është më e nevojshme vazhdimi i bombardimeve.

Putin ia ka komunikuar këtë urdhër ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Gjatë bombardimeve ruse në Siri pati denoncime nga perëndimorët se në fakt bashkë me militantët e ISIS luftohen edhe forcat opozitare kundër Assad.

Putin është konsideruar gjithnjë aleat i presidentit sirian, prandaj bombardimet ruse kanë shërbyer ndër të tjera për t’i kthyer nën kontroll Assadit një pjesë të konsiderueshme të territorit. Tërheqja ruse vjen edhe në një kohë kur në Gjenevë po zhvillohen bisedimet e paqes për Sirinë.

 

Putin urdhëron tërheqjen e trupave ushtarake në Siri

Përbindëshi që po e terrorizon Bosnjën

Putin urdhëron tërheqjen e trupave ushtarake në Siri

Kim Jong kërcënon SHBA: “Do ta bëj

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko