Një mësues është arrestuar në Turqi, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me 8 nxënës meshkuj. Ngjarja ka ndodhur në krahinën e Karamanit, kurse aktet e rënda kishin ndodhur kur ai jepte kurse private në një apartament të marrë me qira. Mësuesi 54-vjeçar u arrestua pas denoncimeve të bëra dhe numri i nxënësve të abuzuar pritet të rritet pas hetimeve. Mediat turke shkruajnë se ai është divorcuar tre herë dhe ka një fëmijë.