Viktimat e vrasjeve që janë shndërruar në fantazma pas vdekjes

gregory_8col

Thuhet që fantazmat kthehen për të marrë hak për një krim të pazgjidhur, gjë që duket ta kenë bërë edhe këto femra, fantazmat e të cilave raportohet të jenë parë pas vdekjes së tyre

Viktimat në shtëpinë e Roman Polanski-t

Me shumë gjasë njëri nga rastet më të bujshme në këtë listë ka ndodhur në shtëpinë e regjisorit të famshëm Roman Polanski, në të cilën Sharon Tate, shoqja e saj, Jay Seabring, një mik i Roman-it i quajtur Wojciech Frykowski dhe e dashura e tij Abigail Folgers ishin vrarë nga më 9 gusht të vitit 1969. Aktorja dhe bashkëshortja e regjisorit kishte qenë në muajin e tetë të shtatzënisë kur në mënyrë brutale ishte therur për vdekje në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin e saj. Në lidhje me këtë rast janë arrestuar disa persona dhe zona përreth shtëpisë konsiderohet njëra nga më të pushtuarat në SHBA. Ndonëse shtëpia ishte rrëzuar në vitin 1994 dhe në vend të saj ishte ndërtuar një e re, besohet që fantazmat vazhdojnë të sorollaten nëpër shtëpi. Zërat e llahtarshëm dhe zhurmët e ecjeve janë disa nga fenomenet më të shpeshta që regjistrohen në këtë shtëpi, derisa punëtorët, të cilët ishin angazhuar për ndërtimin e shtëpisë së re kishin parë një person me flokë të gjatë, nga sytë e të cilit rridhte gjak.

 

Ella Maude Cropsey

Ella Maude Cropsey, që është bërë e njohur me emrin Nell, ka qenë në mesin e nëntë fëmijëve në familjen Cropsey, që ishte zhvendosur nga Bruklini në Karolinën Veriore në vitin 1898. Pasi që ishte vendosur në vendbanimin e ri, Nell kishte filluar një lidhje dashurie me Jim Wilcox-in, që ishte i biri i sherifit. Pas rreth tri vitesh, në vjeshtën e vitit 1901, lidhja e tyre kishte filluar të përkeqësohej. Më 20 nëntor të atij viti Wilcox kishte shkuar në shtëpinë e Nell-it dhe kishte kërkuar të flisnin në privatësi dhe kjo ka qenë hera e fundit kur ajo është parë e gjallë. Natyrisht, Wilcox-i ishte bërë i dyshuari kryesor për zhdukjen e saj megjithatë ai asnjëherë nuk e kishte pranuar fajin. Në kërkim të Nell-it ishin vënë edhe autoritetet më të larta të Karolinës Veriore si dhe ishte kërkuar ndihma e një ndërmjetësi psikik, i cili, megjithatë, nuk kishte mundur të ndihmonte. Trupi i saj i pajetë ishte gjetur 37 ditë më vonë në një lumë të afërt dhe ishte thënë që ajo ishte vrarë, pasi që qëllimisht ishte goditur me kokë përtokë. Wilcox-i ishte burgosur dhe kishte qëndruar për 15 vjet në burg, mirëpo, edhe pasi që ishte liruar asnjëherë nuk kishte arritur ta shijonte jetën, pasi që vazhdimisht ishte ndjekur nga fantazma e ish-të dashurës së tij deri në momentin, kur i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvrarë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Karen Gregory

Karen Gregory, 36-vjeçare, ishte vendosur për të jetuar në shtëpinë e të dashurit të saj në Florida, mirëpo, pak kohë pasi që ishte vendosur për të jetuar në apartamentin e ri, ajo ishte lënë e vetmuar, pasi që i dashuri i saj kishte shkuar në një udhëtim biznesi. Mëngjesin e 23 majit të vitit 1984 në apartamentin në fjalë ishte dëgjuar një klithmë e madhe, mirëpo askush nuk e kishte lajmëruar policinë. Dy ditë më vonë Karen-i ishte kthyer në shtëpi dhe kishte lajmëruar autoritetet, pasi që në apartament kishte ngjarë një skenë e tmerrshme e dhunimit dhe vrasjes me thikë. Rasti ishte zgjidhur vetëm dy vjet më vonë, kur për këtë rast ishte dënuar me burgim të përjetshëm zjarrfikësi George Lewis, shenjat e gishtërinjve të të cilit ishin gjetur në vendin e ngjarjes. Ai kishte vdekur në burg në moshën 52-vjeçare. E, sa i përket shtëpisë ku kishte ngjarë vrasja, asnjëherë banorët nuk kishin mundur të qëndronin të qetë për shkak të zërave të çuditshëm dhe shfaqjeve të herëpashershme të figurave në formë tymi, që janë ndërlidhur me dukjen e Karen-it.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko