Lokalit që ju vendos tritol në rrugën “Myslim Keta”, në Tiranë, dyshohet se ka të bëjë për shkak të konflikteve të personit që ka marrë me qira biznesin.
Lokali është në pronësi të një qytetari me iniciale A. A., por është marrë me qira nga J. S. Ky i fundit është punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), shkruan ‘TV Klan’.
Policia po heton në dy pista, që ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e tij si agjent i SHISH dhe pista e dyta për shkak të konflikteve që ka pasur si emigrant jashtë vendit. Nga shpërthimi nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi gjatë natës rreht orës 03:15.