A e ka shkelur Llalla ligjin për emërimin e prokurorëve?

0
264

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka shkelur hapur ligjin në komandimin e të paktën tre prokurorëve gjatë ditës së sotme.

Bëhet fjalë për prokurorët Urim Buci, Artur Ismailukaj dhe Kleanthi Zeka, të cilët janë komanduar respektivisht në krye të prokurorive të Dibrës, Tropojës dhe Apelit të Vlorës.

Sipas ligjit për organizimin e Prokurorisë, thuhet se drejtuesit e prokurorive nuk mund të emërohen në këtë detyrë pa patur të paktën 5 vjet në shërbim si prokurorë të thjeshtë në të njëjtin nivel ku do të emërohen.

dekreti

Dekreti i emërimit të prokurorit Urim Buci

Nga kërkimet e HashtagAL rezulton se Urim Buci është emëruar prokuror për herë të parë në nëntor të vitit 2015, pra nuk ka mbushur as vitin, Artur Ismailukaj është emëruar prokuror për herë të parë në qershor të vitit 2014, ndërsa Kleanthi Zeka është emëruar prokuror në Apel në qershor të vitit 2014.

Të dy këta të fundit kanë më pak se dy vjet në atë nivel prokurorie për të cilën janë komanduar si drejtues.

Ligji për organizimin e Prokurorisë përcakton qartë kriteret për të marrë një detyrë të tillë dhe mospërmbushja e tyre është shkelje ligjore, pavarësisht nëse procedura është ajo e emërimit me komandim apo me konkurs.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here