Berisha: Kush ia prishi Ramës ëndrrën për t’u bërë kryeprokuror

0
151

Berisha duket i kënaqur nga përgjigjet e ekspertëve të Venecias. Aq i kënaqur sa i kërkon Lulzim Bashës të nxitojë dhe brenda dy javëve të votojë Byronë Kombëtare të Hetimit. Kjo Byro, sipas Berishës, e ngritur ashtu siç propozon Venecia dhe e shkëputur nga policia, është gati “të kalbë në burg Edi Ramën për pesë dekada”. Thirrjen e tij për opozitën dhe arsyet se përse Edi Rama duhet të kalbet në burg, siç shprehet Berisha janë në statusin më të fundit të tij në Facebook.

Statusi i Berishës në Facebook:

Misioni Xhafa ne kosh te plehrave!
Komisioni Venecias gropos perfundimisht endrren e Rames per tu bere kryeprokuror dhe kryehetues i Shqiperise!

Te dashur miq, Komisioni i Venecias dergoi dje rekomandimet perfundimtare per reformen ne drejtesi. Ky komision nuk ndryshoi asnje germe te vetme rekomandimet e meparshme te tij per Byrone Kombetare te Hetimit duke groposur keshtu njehere e pergjithmone endrren e semure te Edvin Kristaq Rames per tu bere kryeprokuror dhe kryehetues i vendit.

Komisioni nuk pranon qe BKH te jete nen sqetullen e Rames por rekomandon qe te jete institucion kushtetues ne varesi te prokurorit te pergjithshem ose krejtesisht i pavarur.
Rama eshte kategorik kunder ketij varjanti pasi e konsideron ate si nje konspiracion per ta kalbur pese dekada ne burg per sarajet e Surrelit, pallatin ne paje pa asnje fature tatimore, bankare, ndertimore, mega aferen korruptive te ÇEZ prej se paku 620 milione euro grabitje, vjedhjet e medha ne dogana dhe tatime prej 360 milione euro, vjedhjen e mbi 320 milione euro me koncesione me Beqen dhe ndrikull Nushin dhe Ahmetajn,.. etj etj.

I bej thirrje opozites te kushtezoje çdo marredhenie me qeverine, me votimin brenda dy javeve te BKH sipas komisionit te Venecias. sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here