Dita e Verës/ Festime të shumta në Tiranë dhe Elbasan

0
181

Mijëra qytetarë kishin ardhur nga zona të ndryshme të vendit ku kanë mbushur rrugët dhe sheshet ku janë përqendruar festimet.

Sejrie Baleta

Që në kohët antike, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë. Por zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e te gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 Marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore. Por festa e Verës që kremtohet në qytetin e njohur ndryshe ‘qyteti në kërthizë të Shqipërisë’, nuk është vetëm për elbasanasit. Shumë miq vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës, por edhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone si ballokumet dhe revaninë, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, ‘goditen ‘ ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat, apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.

Ballokumja, gatimi tradicional i Ditës së Verës

Në fakt askush nuk mund ta kuptojë Festën e Ditës së Verës, një festë tradicionale pagane, e cila kremtohet çdo 14 mars, pa shijimin e ballokumes, një gatim i veçantë i Elbasanit, një qytet i cili ndodhet në qëndër të Shqipërisë dhe i njohur për traditat e tij sidomos në fushën e arsimit. 500 mijë ballokume thuhet se janë prodhuar për ditën e verës në Elbasan. Vetëm një sasi simbolike e tyre është prodhuar në kushte artizanale duke zbatuar recetën rigorozisht tradicionale. Kurse pjesa tjeter eshte pergatitur neper punishte  pasi prodhimi i tyre është kthyer në një industri të vërtetë në këtë qytet.

Në Elbasan

Me qindra qytetarë jo vetëm nga Elbasani, por nga i gjithë vendi madje edhe nga Kosova dhe Maqedonia, kanë festuar Natën e Verës në qytetin e Elbasanit. Me qindra qytetarë kanë mbushur sheshin para portës së Kalasë për të vijuar deri te teatri “Skampa” për të festuar dhe për të qenë protagonist të koncertit të madh organizuar nga Bashkia e Elbasanit. Këngëtarët më në zë të muzikës popullore por edhe të lehtë të Shqipërisë janë ngjitur në skenën e improvizuar në qendër të qytetit. Nuk mund të kalonte pa emocione, edhe fishekzjarret e hedhura nga Bashkia në shenjë falenderimi për të gjithë musafirët e ardhur në këtë nate të madhe feste. Koncerti ka vijuar që në orët e para të mëngjesit ku kengetaret artiste kanë zgjuar gjithë qytetin me këngët e tyre, madje duke ftuar qytetarët në shesh që të këndojnë dhe festojnë së bashku, Natën e Verës, festën pagane të qytetit të Elbasanit. Nata më pas ka vijuar në restorante dhe lokale të ndryshme të qytetit, që ndryshe nga festat e tjera janë mbushur plot, ku edhe në këto restorante kanë marrë pjesë këngëtarët më në zë të këngës popullore. Nata e bardhë ka përfunduar vetëm mëngjesin e 14 marsit, ku sërisht miqtë dhe mysafirët do të shijojnë të tjera aktivitete në festën kaq të dashur për elbasanllinjtë dhe jo vetëm. Dita e Verës ka sjellë festën në qytetin e Elbasanit. Mijëra qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit kanë mbushur rrugët dhe sheshet ku janë përqendruar festimet. Bashkia e Elbasanit kishte përgatitur një sërë aktivitetesh të cilat mbajtën qytetarët në shesh. Festimi është tradicional. Një gjë është për tu shënuar, kanë qenë mijëra sqytetarë që kanë ndjekur festivalin mbrëmjen e djeshme. Një ditë që kërkon më shumë respekt për njëri tjetrin më shumë punë, më shumë shëndet. Mbrëmë ka qenë nata e verës, e cila festohet në familje, sot është dreka e verës, e cila bëhet në pikniqe, në lokale, dhe kudo. Elbasani është mikëpritës. Kjo festë do të zgjasë gjithë ditën. Tregtarët kanë mbushur dyqanet dhe rrugët me produktin tradicional të Ditës së Verës, ballokumen, më e kërkuara nga qytetarët në këtë ditë festive. Elbasani është qyteti simbol i Ditën e Verës, festës që tashmë është e shënuar zyrtarisht me të kuqe në kalendar.

Tiranë

Qytetarë të shumtë në kryeqytet i janë bashkuar atmosferës së festës së krijuar në kryeqytet. Koncertet, aktivitetet artistike dhe panairet sollën një atmosferë festive në kryeqytet. Aktivitete të shumta artistike, muzikë, kënde sportive, panaire. Me këtë atmosferë e priti Tirana ardhjen e pranverës. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” veshi dekorin me lule, ndërsa aktivitetet kulturore ofruan momente argëtimi për të gjitha grupmoshat. Në këtë ditë nuk mund të mungonin ballokumet, simbolika e ditës së  verës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi stendat, përcolli urimet për qytetarët.  Veliaj zgjodhi të vishte një bluzë me imazhin e një prej personazheve më të dashura për fëmijë, Supermenit, dhe për këtë e ka një shpjegim.

Në qytetet e tjera

Dita e verës, simbolikë e largimit të dimrit është festuar masivisht në qytetin e fierit dhe të korcës. Në fier, bashkia organizoi koncert në sheshin qëndrore dhe panair me gatime tradicionale, ndërsa në korcë, qytetarët ndezën zjarre gjatë natës, si ritual i largimit të së keqes. në Vlorë e Lezhë, janë mbjellë lule, si simbol i ardhjes së pranverës.

Në Fier

Në Fier, qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin qëndror ku shijuan muzikën, vallet tradicionale dhe vizituan panairin me gatime tradicional të nxënësve të shkollave. Shumë prej qytetarëve të Fierit iu drejtuan Parkut Arkiologjik të Apolonisë për të festuar Ditën e Verës.

Në Korcë

Në Korcë, festimet kulmuan në mesnatë me zjarret e verës, si pjesë e ritualeve që largojnë të keqen. Me rastin e Dites se Veres ne Korçe festohet me kulaç te embel apo biskota te cilat gatuhen nga amvisat si dhe veze te ziera ku stambohen lule të ndryshme shumëngjyrëshe.

Në Lezhë

Në Lezhë aktivitetet për Ditën e Verës, nisën me mbjelljen e luleve në qendër të qytetit, për të vijuar më pas me koncertin festiv.

Në Vlorë

Vlorës i janë shtuar qindra tulipanë, iniciativë e kryebashkiakut Dritan Leli, që bashkë me qytetarët i kanë mbjellë në lulishtet e zonës së skelës.

Meqënëse Dita e Verës tashme është festë zyrtare, aktivitetet festive janë shtrirë edhe në Krujë, Fushë krujë, Berat, Gjirokastër, etj

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here