Gjendja e lumenjve në Shqipëri paraqitet alarmante. Gërryerja, ndotja dhe erozioni fenomenet më të përhapura

0
350

Gjendja e lumenjve në Shqipëri vleresohet të jetë alarmante.Në ditën ndërkombëtare të Lumenjve drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të mbrojtura shprehet se lumenjtë në vendin tonë janë kthyer në venddepozitimi të mbetjeve,një pjesë janë gërryer për material inerte dhe shumë prej tyre janë dëmtuar nga ndërtimi i HECE-ve. Në fjalën e tij Zamir Dedej, Drejtor i Agjencsë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura tha: “Nga të dhënat që kemi, lumenjtë më të dëmtuar janë pjesa e Erzenit dhe Ishmit basene që depërtojnë në pjesën ku kemi popullatën më të madhe Tiranë dhe Durrës dhe kuptohet që dhe pjesa e mbetjeve është më e madhe. Ndërkohë kemi lumenj të ndotur, Gjanica që është efekti i naftës. Pastaj kemi lumenj që janë dëmtuar nga marrja e inerteve Mati dhe lumenj të tjerë dhe pastaj është pjesa e fundit, ajo e ndërtimit të HEC-eve. Për këtë jemi në analizë e sipër se kush është pjesa më e dëmtuar e lumenjëve”.Shkatërrimi i lumenjve  ka sjelle çdo vit përmbytje të banesave  dhe te tokave  bujqësore. Më tej Zamir Dedej, Drejtor i Agjencsë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura shtoi: “Natyra po na kthen mbrapsht atë ndërhyrje jot ë kontrolluar që shumë herë kemi bërë. Përmbytja lidhet me ndërtimin e digave ose të ndërtimit të basenit lumor, i cili shton shpejtësinë dhe efektet gërryese që kanë. Kjo lidhet edhe me dëmtimet që kemi bërë në pyje, pra nëse ka një erozion të madh kjo reflektohet në pjesën e ultësirës ku lumenjtë marrin shpejtësi dhe përmbytën. Duhet të kemi parasysh që përmbytjet ndodhin edhe nga ndërtimet që janë bërë jo në vendet e studiuara”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here