Braktisen nga shteti dhe vizitorët kullat 200 vjeçare të Dervish Aliut në Dukat. Banorët e zonës vjedhin elementët me vlerë dhe i shndërrojnë në kasolle për të strehuar bagëtitë.
Të ndëtuara në fillim të shekullit XIX, Kullat e Dervish Aliut në fshatin Dukat të Vlorës janë lënë në harresë. Të shpallura monument kulture në 1979 kanë mbetur një grumbull gurësh megjithëse jo rrallë herë ai është rikonstruktuar. Kemi të bëjmë me një kompleks kullash me vlera të mëdha historike dhe ato mbajnë emrin e Dervish Aliut, i njohur si organizator i revoltave fshtare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848. Kësaj ndërtese 200 vjeçare për çdo ditë po i rrënohet nga një pjesë. Asgjë në të nuk është më si më parë, çatia ka rënë, portat hyrëse janë rrëzuar, dyshemetë janë shkatërruar dhe atë e kanë braktisur gjithashtu edhe vizitorët. Përpos vlerave historike, ndërsa e Dervish Alisë nuk mund të presë më askënd, a thua se ndjehet në faj për pamjen që ka marrë.
Banorët e fshatit Dukat e kanë kthyer këtë kompleks kullash në kasolle për bagatitë dhe kafshët e tjera që ata mbajnë, të cilat i strehojnë në të. Por përpos se ky monument kulture është dhunuar nga banorët, ajo edhe është grabitur prej tyre. Pjesët më me vlerë të saj janë marrë dhe fati i tyre nuk dihet ende. Orendi të ndryshme nuk ndodhen më në këto kulla si, divanë të ndryshëm, kollona guri, harqe, orendi nga shtëpia e bukës, oda e miqve etj.
Banesa është ndërtuar në tokën e tij nga mjeshtrat vendas. Ajo përfaqëson një banesë të tipit Kulle me tipare mbrojtëse nga më të arrirat në gjithë Shqipërinë e Jugut, ku pjesë më e rëndësishme është kulla e vrojtimit, kulla mbrojtëse.