Pas vendosjes në Konicë, shumë pranë Kufirit me Shqipërinë 162 refugjatët e parë sirianë kërkojnë të futen në territorin tonë. Ata janë shprehur poër mediat greke se duan të futen në Shqipëri duke kërkuar në këtë mënyrë edhe ndihmën e autoriteteve
Alma Çuka
Ata janë vendosur shumë pranë kufirit me shqipërinë. Janë vetëm 20 minuta larg prej tij. Janë 162 refigjatët e parë të vendosur aty para disa ditësh. Por ndërsa dalin të lirë dhe janë sistemuar përkohësisht, ata nuk kanë si qëllim të qëndrojnë aty. Destinacioni I tyre është kalimi për ne vendet e Evropës Perëndimore. Këtë rrugë ata duan ta vazhdojnë përmes Shqipërisë. Ata kanë takuar edh drejtues të komunës së Konicës. Ndërkohë mësohet se pala grekë ka deklaruar se është duke bërë bisedime intensive me palën Shqiptare lidhur me mundësinë e zhvendojes së tyre. Ata e shohin shqipërinë si shteg kalimi. “Po e dimë që jemi shumë afër kufirit me Shqipërinë dhe shpresojmë që qeveria shqiptare të na ndihmojë të kalojmë kufirin. Nëse nuk hapen kufijtë e Maqedonisë, sirianët do të kalojnë nga kufiri shqiptar”, janë shprehur disa nga sirianët që qëndrojnë në Konicë. “Ne e dimë se ku ndodhet kufiri me Shqipërinë dhe ne jemi këtu se respektojmë qeverinë greke që na kanë thënë se do të qëndrojmë këtu 15 ditë e më pas do shohim se çdo ndodhë. Por nëse nuk do të ketë një vendim për ne, atëherë ne do të shkojmë vetë në kufirin me Shqipërinë dhe ne shpresojmë që qeveria shqiptare të na ndihmojë ne dhe të mos ketë më vuajtje si në kufirin maqedonas”, janë shprehur sirianët.
Refugjatët e bllokuar në Idomeni çajnë bllokadën
Refugjatët e bllokuar prej ditësh në Idomeni kanë bërë përpjekje për tu larguar. Ata kanë bërë përpjekje për të kaluar kufirin me Maqedoninë. Qindra prej tyre kaluan gjatë natës mes së dielës dhe së hënës Lumin e Thatë në vijën kufitare mes dy shteteve, ku tre prej tyre kanë gjetur vdekjen dhe disa të tjerë janë plagosur. Ndërkohë mësohet se të plagosurit janë shoqëruar për në spital. Shkupi zyrtar thotë se do të rikthejë në tokën greke të gjithë emigrantët e ndaluar. Maqedonia ka mbyllur prej rreth një jave kufirin për refugjatët, vendim që ka sjellë një situatë të rëndë në qytetin grek të Idomenit, ku më shumë se 14 mijë persona po presin në kushte shumë të vështira, për të vazhduar rrugën drejt vendeve të Europës Perëndimore. Përballë kësaj situate, Athina ka vendosur shpërndarjen e tyre në zona të tjera kufitare, njëra prej të cilave është edhe ajo me Shqipërinë. Mbi 100 sirianë kanë mbërritur në një kamp të ngritur në Konicë, pranë vijës kufitare me Shqipërinë dhe të tjerë janë zhvendosur në kufirin ndarës me Bullgarinë.
Greqia: Shqipëria ksenofobe, nuk pranon refugjatët
Në një intervistë për “Financial Times”, ministri grek plotësues i Mbrojtjes, Dimitris Vitsas, duke folur për krizën e refugjatëve që përballon Greqia, ka shfaqur zhgënjimin e tij për disa vende europiane, që nuk kanë pranuar të strehojnë përkohësisht qoftë edhe një numër të vogël prej tyre. Pavarësisht se nuk i përmend emrin, ai duket se i referohet qartë Shqipërisë, kur deklaron: “Disa vende kanë qeveri, që duket se udhëhiqen nga ksenofobia. Midis tyre janë edhe shumë nga ato shtete, që kanë dërguar dhjetëra mijëra emigrantë ‘ekonomikë’ në Greqi, 25 vite më parë. Por tani, të njëjtat vende nuk duan të pranojnë refugjatët sirianë që vijnë nga Greqia. Sipas mendimit tim personal, ky është një turp”, shprehet Dimitris Vitsas. E ndërsa numri i refugjatëve dhe emigrantëve ka arritur në rreth 47 mijë në Greqi, pasi sipas ministrit hyrjet e tyre janë më shumë se 1.500 vetë në ditë, funksionari grek ka deklaruar gjithashtu se, shumica e refugjatëve do të presin muaj e deri në dy vite, për t’u vendosur në vendet e tjera të BE-së, veçanërisht nëse realizohen parashikimet se Greqia do të pranojë rreth 100 mijë vetë. “Ne duhet të pranojmë gjithashtu se, disa emigrantë do të qëndrojë në Greqi në mënyrë të përhershme dhe kjo do të ndodhë”, ka thënë ai. Komisioni Europian po e shtyn ende fillimin e një plani për transferimin e 6.000 refugjateve në muaj drejt shteteve anëtare, një objektiv shumë ambicioz sipas gazetës, pasi në 9 muajt e parë të këtij plani mezi janë dërguar vetëm 600 persona. Por, problem kryesor për Greqinë në orët e fundit është evakuimi i kampit provizor të Eidomenit, ku mijëra njerëz jetojnë në kushte dramatike, me rreziqe për shëndetin e tyre.