Tendenca e vjedhjeve në kryeqytet ka ardhur duke u rritur. Adoleshentët në të shumtën e rasteve janë ata që përfshihen në këtë vepër penale. Por cilat janë pasojat? Si ndikon familja-shkolla- shoqëria në grupmoshat e reja? Statistikat në kryeqytet tregojnë shtim të numrit te vjedhjeve. Nuk përjashtohen edhe femrat
Alma Çuka
Fenomeni i vjedhjes mbetet tepër shqetësues në kryeqytet e më gjerë. Janë kryer studime të shumta, janë bërë analiza të zgjeruara nga autoritetet ligjzbatuese, janë ngritur grupe këshillimi në shkolla, por duket se nuk ka ndryshuar gjë. Shkolla e cila duhet të luajë një pjesë kryesore në edukimin dhe formimin e nxënëseve, qoftë atyre me nivele të ulta në mësime dhe që vijnë nga shtersa të varfra, qoftë atyre që e përdorin të vjedhurin për të përfituar para me qëllim blerejen e një doze lëndë narkotike, nuk duke se e ka rezlizuar në masën e duhur. Statistikat tregojnë rritje të numrit të personave që arrestohen dhe të atyre që dënohen për krimin e vjedhjes. Studime të shumta të kryera nga ekspertët tregojnë se meshkujt jënë më të prirur drejt vjedhjes. Ndërkohë që kur behet fjalë për marrjen e ndihmës, vetëm një përqindje e vogël kërkon ndërpyrje psikologjike. Mësuesi, psikologu, punonjësit socialë, apo edhe mjeku vazhdojnë të luajnë një rol të vogël në jetën e një adoleshenti, pasi në raste depresioni ata nuk shihen si zgjidhje për të rinjtë. Adoleshentët, të cilët vijnë nga familje me probleme janë në jo pak raste autorë të vjedhjeve, përdorimit të lëndëve narkotike, kërcënimeve, apo kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura. Ndërsa moshat më të prekura nga fenomeni i vjedhjes janë ato nga 14-18 vjeç në të shumtën e rasteve. Por policia raporton edhe për mosha më të rritura. Vetëm nga ata të moshës 17 vjeç janë 38 të dënuar, ku 29 prej tyre kanë kryer vepra penale kundër një personi tjetër. Specialistët shprehen se një fenomen i tillë ka si shkak varfërinë dhe përfshirjen në një shoqëri të keqe.
Statistikat e vjedhjeve për vitin 2015
Le të shfaqim pak statistikë në lidhje me këto krime, që për hirë të vërtetës duhet thënë se kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në përditshmerinë e çdo qytetari. Krimet ndaj personit kanë ndodhur 2059 vepra penale, me zbulueshmeri 95 % , ka një ulje me 728 raste në krahasim me vitin e kaluar, dhe afërsisht të njëtën përqindje zbulueshmerie. Krimet ndaj pronës kanë ndodhur 4180 vepra penale, me zbulueshmëri 77.7 % , me rritje të zbulueshmërisë 7.9 % në krahasim me një vit më parë. Për vjedhjet e automjeteve objektivi startegjik ka qenë parandalim në masën 2 % dhe rritje e fuqisë zbuluese në masën 3 %. Ky objektiv është realizuar me 63 vepra me pak përsa i përket parandalimit, si dhe rritje me 12 % të zbulueshmerisë, me vitin krahasues.Parandalim në masën 8 % dhe rritje e fuqisë zbuluese në masën 3 %, ka qenë objektivi për vjedhjet e banesave. Edhe ky objektiv është realizuar me 123 vepra me pak se një vit më parë, dhe rritje zbulushmërie me 9.1%. Objektivi për vjedhjet ndaj biznesit ka qenë parandalim në masën 3 % dhe rritje e fuqisë zbuluese në masën 3%, ky objektiv është realizuar me 87 vepra me pak përsa i perkët parandalimit, por kemi një ulje të zbulueshmërisë me 26.7 %. Vjedhjet me dhunë kanë pasur si objektiv parandalim në masën 2 % dhe rritje e fuqisë zbuluese në masën 2 %, objektiv i superuar me 53 vepra me pak, dhe rritje me 13.2 % të zbulueshmërisë.
Vjedhjet nga adoleshentet
Vjedhjet më të shumta në kryeqytet i kryejnë adoleshentët. Kështu është shprehur shefi i sektorit kundër vjedhjeve me dhunë e me armë në policinë e Tiranës. Sipas tij rreziku më i madh i grabitjeve dhe vjedhjeve me dhunë në Tiranë vjen nga adoleshentët. Ndërkohë që moshat të cilat realizojnë këtë krim janë ata të moshës 16-17 e deri ën 22 vjeç. Por kjo nuk lë pas që të vjedhjet e armë autorë janë mosha 23-25 vjeç. Objektet më të preferuara për grabitësit janë ato që disponojnë shuma të mëdha parash ku përfshihn edhe bankat, që për këtë vit në kryeqytet numërohet vetëm një grabitje banke të nivelit të dytë. Skema që përdorin grupet kriminale është pothuaje e njëjtë, me maskë dhe me armë. Ndërsa krimi i vjedhjeve me dhunë të çantave apo varseve sipas të dhënave është një krim i importuar nga jashtë dhe që në shumë raste kryehen nga përdorues të drogës.
Në qytetin e Tiranës janë të paktën 20 zona problematike sa i takon krimit të vjedhjes. Qytetarët duhet të bëjnë kujdes, veçanërisht sa i takon vjedhjes së banesave, automjeteve dhe vjedhjeve me dhunë. Cilat janë zonat e nxehta të kryeqytetit ku policia e ka të pamundur të vendos rregull.
Statistikat në Gjykatën e Tiranës
Krimi i vjedhjes paraqitet në shifra të larta edhe në statistikat e Gjykatës së Tiranës. Gjatë vitit 2015 kanë qenë 557 persona të dënuar për krimin e vjedhjes. Këtu mund të fusim vjedhjet e rrugës dhe të pronës së tjetrit. Ndërkohë me dhunë raportohen 39 të dënuar dhe me armë 6 vjedhje. Shifrat duket se janë në rritje edh enë këtë fillimvit. Janë regjistruar nga prokurori anë gjykatë 87 dosje për vjedhje dhe 12 për vjedhje me dhunë. Pra në dy muaj duket qartë tendenca e krimit të vjedhje sme dhunë në kryeqytet. Po kështu edhe vjedhja e rrugës është në shifra mjaftë të larta. Pothuaj në të gjith arastet të pandehurit që paraqiten në gjykatë për krimin e vjedhjes, e pranojnë atë. Ata shprehen se e kryejnë një vjedhje për të sigurar të ardhura ekonomike. Gjendja e rënduar ekonomike në të cilën ndodhen një pjesë e madhe e familjeve shqiptare, ndikon drejtëpërdrejtë në rritjen e fenomenit të vjedhjes. Ndërsa vjedhja në rrugë mbetet më e përhapura.
Kapen hajdutët me motor të çantave të grave
Uniformat blu të kryeqytetit kanë vënë në pranga dy nga vjedhësit me dhunë të çantave të disa qytetarëve në zonat e kryeqytetit si dhe po kërkon të kapë një pjesëtar të tretë të këtij grupi hajdutësh. Ishin policët e komisariatit nr. 1 të Tiranës që pas një hetimi intensiv identifikuan dhe kapën dy prej vjedhësve me motorr, 19-vjeçarin Arlind Spiro Trako, banues në Tiranë, ndaluan 20-vjeçarin Arjel Geg Legisin, banues në Shkozë si dhe shpallën në kërkim 18-vjeçarin Julian Veliko Qerimi, që banon pranë zonës së Thesarit në fshatin Linzë të Tiranës. Tre shtetasit dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjerin kanë vjedhur me dhunë çantat e disa shtetasve. Të ndaluarit dyshohen se në datat 05.02.2011, në 10.02.2011, në 14.04.2011 dhe në 28.04.2011, dyshohet se kanë vjedhur çantat e disa shtetaseve të ndryshme. Policia gjatë hetimit të personave të ndaluar sekuestroi motorrin me të cilën ata kryenin vjedhjet e çantave, disa çanta grash me ngjyra të ndryshme, disa portofole personale, brenda të cilave ndodhen kartë-vizita të personave të sipërcituar, si edhe 4 telefona celularë të markave të ndryshme. Policia e Tiranës i fton shtetaset e dëmtuara nga kjo vepër penale, të paraqiten për të depozituar kallëzimet e tyre, pranë Komisariatit të Policisë nr.1 në kryeqytet. Autorët e kapur po procedohen penalisht për vjedhje dhe pastrim të produkteve nga vepra penale.
Kapet gruaja hajdute në kryeqytet
Një hajdute më pak. Policia e Tiranës ka arrestuar një grua, e cila akuzohet për disa vjedhje të ndodhura në kryeqytet.
Sipas policisë së Tiranës, e arrestuara është Rozalina Konomi, 41 vjeçe, banuese në Fier dhe rezidente në Hollandë. Arrestimi i saj është bërë pasi janë dokumentuar pesë vjedhje që ajo ka kryer. Ajo është kapur në flagrancë teksa po i vidhte në rrugën e “Dibrës” çantën shtetases A. P., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ja vjedhjet që ajo ka kryer:
Më datë 17.02.2015, dyshohet se ka vjedhur çantën e shtetases Sh.B, ndodhur në rrugën “Mine Peza”.
Më datë 20.02.2016, ku është vjedhur çanta e shtetases B.N, ndodhur në rrugën “Reshit Petrela”.
Më datë 26.02.2016, ku është vjedhur çanta e shtetases K.N, ndodhur në rrugën “Ded Gjo Luli”.
Më datë 27.02.2016, ku është vjedhur çanta e shtetases M.L, ndodhur tek “Tregu Çam”.
Më datë 27.02.2016, ku është vjedhur portofoli i shtetases E.C, ndodhur në rrugën “Myslym
Krimi ndaj pronës në rritje
Krimi ndaj pronës ka njohur një tendencë rritjeje shqetësuese në vitet e fundit, ndërsa niveli i zbulueshmërisë mbetet në nivele kritike. Organet ligjzbatuese si policia, prokuroria dhe gjykatat përmendin në raportet e tyre analizuese periodike se shtimi i vjedhjeve janë një shqetësim i prekshëm për komunitetin dhe se për të zgjidhur situatën duhen hartuar strategji konkrete. Pavarësisht konstatimeve dhe evidencave rezulton se është bërë shumë pak për minimizimin e fenomenit. Por cilat janë zonat më problematike në kryeqytet. Në një raport të policisë së shtetit bëhet të ditura zonat më të prekura nga fenomeni i vjedhjeve . në qarkun e Tiranës të gjitha zonat pothuaj janë të prekura. Por dominon ajo e zonës së ish-bllokut e cila konsiderohet edhe si zona më e nxehtë.
Zona e ish-Bllokut Gjatë fundjavës dhe ditës e festive kjo zonë konsiderohet si më e nxehta përsa i përket krimit të vjedhjes. Kjo për faktin se fluksi i njerëzve është tepër i lartë. Një tjetër arsye është edhe konsumimi i lëndës narkotike. Vjedhjet e bizneseve apo zyrave që ushtrojnë aktivitet në këtë territor, si dhe krimet kundër jetës e shëndetit të cilat vijnë si pasojë e konflikteve të çastit (për motive të dobta). Por ajo që thuhet në raportet e policisë është fakti se shumica e personave që precedent penal që dominojnë në këtë zonë, nuk janë banorë të saj. Këtu grumbullohet kontigjent nga gjithë Tirana dhe rrethet e tjera, pra ata që kryejnë vepra penale janë frekuentues të ambjenteve të ndryshme në këtë zone, si lokale, lojëra fati, etj.
Zona e “Brrylit” vërehet tendencë në rritje të krimit të vjedhjes. Në këtë zonë janë vërejtur vjedhje të ndryshme, kryesisht biznese dhe automjete. Policia ka organizuar disa operacione të cilat kanë përfunduar me arrestimin e personave të dyshuar për vjedhje. Por pavarësisht këtij fakti, kjo zonë vijon të mbetet problematike sa i takon krimit të vjedhjes dhe rezulton të jetë në listën e zezë të Policisë së Tiranës.
Zona afër shkollës “Ismail Qemali”, konsiderohet si zona e cila është e prekur nga vjedhjet e banesave, automjeteve, vjedhjet e hapura të cilat ndodhin kryesisht gjatë orëve të darkës.
Rruga ndërmjet Radio Televizionit Shqiptar dhe Pallatit të Kongreseve, Piramida, sheshi “Nënë Tereza” dhe shkallët e Korpusit, këndi i lojërave “7 xhuxhat”, rruga “Qamil Guranjaku” pas Ambasadës Amerikane, shoqata e “Aksion Plus” ku mblidhen përdoruesit e lëndëve narkotike me qëllim rehabilitimin e tyre, pas shkollës së mesme të gjuhëve të huaja.
Rruga “Medar Shtylla” apo “Komuna e Parisit” . Ka një dinamikë të shtuar të ngjarjeve. Vitet e fundit në këtë zonë po spikat vjedhja e banesave dhe lokaleve, kryesisht atyre të llotove dhe basteve, ku vidhen televizorë plazma, si dhe vjedhjet e hapura, kryesisht çanta, varëse dhe celularë.
Zona pranë stadiumit “Selman Stermasi” është klasifikuar nga policia si një nga zonat më problematike sa i takon vjedhjes së pasqyrave apo aksesorëve të tjerë të automjeteve që parkohen aty. Po ashtu në këtë zonë nuk mungojnë as ato që në gjuhën teknike konsiderohen si vjedhje të hapura.
Zona pranë pishinave dhe kompleksit “Dinamo” është problematike gjatë stinës së verës, ku vërehet rritja e tendencës së vjedhjeve të hapura si dhe vepra penale kundër shëndetit si pasojë e konflikteve të çastit.
Në bulevardin “Gjergj Fishta”, zona me pallatet e reja që shtrihen nga ish-ekspozita “Shqipëria sot” deri tek Gjykata e Rrethit Gjyqësor karakterizohet nga një fluks lëvizjesh.Tendencat kriminale që spikatin në këtë zonë janë vjedhjet e hapura, vjedhjet e pasqyrave në automjete, si dhe tregtimi i lëndëve narkotike (të lehta).
Zona e ish-stacionit të fundit të “Tiranës së re” dallohet sidomos vitin e fundit për ngjarje të rënda kundër jetës. Gjithashtu në këtë zonë janë shënuar disa vjedhje me armë nëpër kazino, lokale e baste sportive. Tendeca të tjera kriminale që spikasin në këtë zonë janë vjedhjet e automjeteve dhe të pasqyrave të makinave, vjedhjet e lokaleve, vjedhjet e hapura (të rrugës), si: çanta, varëse e celulare, si dhe tregtimi i lëndëve narkotike (të lehta).
Në rrugët “Naim Frashëri” dhe “Frederik Shiroka” te pallatet e reja ish-fusha e zezë pranë “21 dhjetorit”, kohët e fundit aktiviteti kriminal ka marrë zhvillim në këtë zonë. Tendencat kryesore janë krimet kundër pronës, kryesisht vjedhjet e automjeteve, lokaleve e banesave, si dhe vjedhjet e hapura.
Fusha e Aviacionit si dhe Rruga e Durrësit është zonë problematike përsa i përket vjedhjes së pasurisë. Në këtë zonë dominojnë vjedhjet e lokaleve (tv plazma), por kjo tendencë është zbehur ndjeshëm kohët e fundit si rezultat i goditjes së suksesshme të grupit të “Fushës së aviacionit”, që kryenin këtë lloji aktiviteti. Gjithashtu vjedhjet e automjeteve kanë qenë shqetësim në këtë zonë.
Zona e Laknasit, Frutikulturës, Bathores, Babrrusë, Valiasit. Në këto zona ka një kontigjent në rritje e sipër dhe mosha e tyre varion nga 14 deri në 26 vjeç. Kryesisht këta persona kryejnë aktivitetin e tyre kriminal në qytetin e Tiranës për tendencën e vjedhjes së banesave, lokaleve, automjeteve, çantave, varëseve, telefonave celular e kompjuterave portabël. Shumica e këtyre personave janë të paarsimuar ose i kanë shkëputur marrëdhëniet me shkollën. Një tendencë në rritje që ka qenë shqetësim është vjedhja e gjësë së gjallë, ku megjithëse gjatë vitit 2013 është arritur të goditet një grup, ky fenomen vijon të mbetet shqetësues.
Unaza e Re që përfshin kryqëzimin e Unazës, Dogana, Mëzes, “3 dëshmorë”, ku më problematike paraqitet vjedhja si fenomen, e kryesisht vjedhja e automjeteve, lokaleve etj. Problematika e vjedhjeve në këtë zonë ka ardhur pas urbanizimit të shpejtë dhe parisë së personave me tendenca kriminale.
Zona e autostradës që përfshin rrugën e “Durrësit” me drejtim nga Dogana-Marikaj dhe rruga e re e Rinasit, e cila ka karakteristikë vjedhjet me fenomenin e shpimit të gomave.
Kalaja e Prezës, e cila më shumë shkelen nga banorë të Krujës e Fushë-Krujës, zonë kjo e cila në fundjavë ka një fluks të madh njerëzish që e frekuentojnë dhe paraqitet shumë problematike në drejtim të vjedhjeve të vogla, por që janë tepër shqetësuese.
Zona e “Misto Mames” dhe “Fushë-Misto Mames” nga të dyja krahët e rrugës “Konferenca e Pezës”, e cila paraqitet shumë problematike në drejtim të vjedhjeve të automjeteve, banesave si dhe vjedhjeve të kabujve telefonike.
Qendër-Kombinat, paraqitet problematike në drejtim të konflikteve për shkak të numrit të madh të lokaleve në qendër të saj si dhe vjedhjes së banesave. Vlen për t’u theksuar dhe numri i madh i bankave që shtrihen në të dyja krahët e rrugës “Llazi Miho”. Kryqëzimi i rrugës “Llambi Bonata” me kryqëzimin e rrugës së “Qelqit” në të cilën ka një përqëndrim të personave dhe elementeve me precedent kriminal nga lagje dhe komuna të tjera, si dhe ngjarje të rënda si vjedhje me armë.
Të miturit në krim
Policia përshkruan si fenomen në rritje përfshirjen e të miturve në krim, apo siç e quan ajo “Baby Gang”. Më i theksuar ky fenomen është në zonat e “Alliasit” dhe rrugës së “Dibrës”, ku persona të moshës deri në 16 vjeç shtyhen në krime të tilla nga persona që janë kontigjent kriminal më të rritur e më me përvojë në këtë fushë, të cilët janë në rolin e protektorit. Nga policia bëhet me dijse se në këtë zonë autorësinë e ngjarjeve më së shumti e zënë një grup të rinjsh të moshave 14-18 vjeç. Këta persona janë të evidentuar nga ana e policisë, por një pjesë e madhe e tyre nuk mund të merren në përgjegjësi penale dhe kjo ka ndikuar negativisht në parandalimin e veprave penale. Gjithashtu ia vlen të theksohet se me vënien në eficiencë të strukturës së re ka një performancë mjaft solide në zbulimin dhe parandalimin e krimeve ku duket bindshëm forca goditëse e policisë dhe gjendja ndihmëse për qytetarët në nevojë.
Problematikat e hasura
Sipas ish-drejtuesve të policisë së kryeqytetit, problematikat janë të evidentuara më së miri nga analizimi i informacionit kriminal. Një problem shqetësues për kontrollin sa më të mirë të territorit, për mbajtjen nën kontroll të dinamikës ditore dhe të mjeteve e personave me tendenca të mprehta kriminale në kryeqytet është instalimi i kamerave të vëzhgimit me qëllim monitorimin online të rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore të territorit të qarkut. Ky lloj vëzhgimi, do të rriste shkallën e gadishmërisë për goditjen në kohë të kriminalitetit dhe parandalimin e tij duke marrë shkas dhe nga territori tepër i gjerë që mbulojnë komisariatet, që për momentin është e pamundur që shërbimet që dislokohen në terren të kenë një efektivitet të lartë për t’iu përgjigjur në kohë situatës. Por krahas problematikës që ka të bëjë me mënyrën e menaxhimit të këtyre zonave problematike, Policia e Tiranës thotë se zonat periferike kanë mungesë të rrugëve të asfaltuara, kryesisht në zonat rurale të largëta, mungesë të ndriçimit, gjë e cila ndikon në kryerjen e veprave penale. Gjithashtu janë shtuar ndërtime të reja shumëkatëshe në disa komuna si ajo e Farkës, Dajtit, Kasharit etj. Një tjetër shqetësim ngelet sistemi i adresave, mungesa e të cilit shton vështërsinë që iu krijohet shërbimeve policore për t’i ardhur në ndihmë komunitetit të zonës. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka në vartësinë e saj shtatë komisariate policie si dhe Komisariatin e Policisë Rrugore.