Ndërsa në seancë diskutoheshin disa projektligje ra në sy një takim I ministrit të Brendshmë Saimir Tahiri me deputetin Ben Blushi jashtë parlamentit. Tahiri është kryetari i PS-së për Tiranën dhe pas 10 ditësh PS do të thërrasë Kongresin ku pritet të vendoset mbi propozimin e kryetarit Rama për të mbajtur referendum për mandatin e tij.
Ndërkohë Kuvendi mori 10 minuta pushim pas kërkesës së grupit të PS-së Gramoz Ruçi për të mbledhur grupin parlamentar socialist. Në séance pritet të kthehet dhe opozita për të çuar në Kushtetuese mandatin për deputetin Rakip Suli.