Drejtori i Kufirit: Kemi çadrat gati, refugjatët do të vendosen në kufi

0
178

Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit dhe Emigracionit, Genc Merepeza është shprehur se aktualisht janë identifikuar 3 pika ku do të stacionohen refugjatët sirianë në rast se ata do të kalojnë përmes Shqipërisë. Këto pika janë në afërsi të kufirit me Greqinë dhe në fshatrat Gërhot dhe Arshi Lengo, tha ai i ftuar në ‘Tonight Ilva Tare’.

Genc Merepeza: Nga grupi ndërministror janë identifikuar 3 vende në rrethin e Gjirokastrës. Nuk ka kampe të ngritura. Logjistika është e vendosur në Gjirokastër, për të qenë afër vendit ku do të ngrihen. Është në Gërhot, Arshi-Lengo dhe në afërsi të pikës së kalimit nëse do të kemi një fluks do të jetë Qendra e Pritjes Fillestare të Emigrantëve. Janë të identifikuara dhe në momentin që do të bjerë gongu, janë çadra për t’u ngritur dhe brenda ditës montohen. Nuk ka kampe të ngritura. Logjistika është gati në Korçë e Gjirokastër. Nuk kemi çeduar në të drejtat për azil. 111 shtetas sirianë bënë kërkesë për azil vjet.

Drejtori Merepeza gjithashtu ka thënë se në pikat e policisë kufitare po instalohen 15 skanera për marrjen e gjurmëve të gishtave të refugjatëve që do të hyjnë në Shqipëri.

Genc Merepeza: Kur thashë që do të bëhet me urën e kontrollit me marrjen e gjurmëve të gishtrinjëve, po e ndaj një informacion me ju që 15 skanera për marrjen e gjurmëve të gishtave po instalohen në policinë kufitare. Dmth është një pjesë që po vjen, por një liste voluminoze me nevojat që ne kemi i është dhënë ndërkombëtarëve.

Pjesëmarrës në debat ka qenë edhe Avokati i Popullit përmes telefonit i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij për mosndarjen e informacionit nga autoritetet përkatëse për gjendjen e deritanishme të infrastrukturës dhe planet e masave për të përballuar valën e emigrantëve.

Igli Totozani: Ajo që kemi kohë që po kërkojmë dhe spo na jepet është plan ii masave që është përgatitur nga ekzekutivi që ne e kërkojmë të na jepet dhe nuk po na jepet duke na penguar në funksionin tonë kushtetues si monitorues i masave të marra. Sot në një media morëm vesh që është krijuar një institut i ri për të cilin ne nuk kemi dijeni. Jam në Gjirokastër për një vizitë monitoruese të situates, pasi çështja lidhet me të drejtat e njeriut. Politika për të drejtat e refugjatëve lidhet me të drejtat e njeriut. Kampet nuk janë të gatshme për pritje. Të na thuhen ku janë kampet, t’i vizitojmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here