Justifikohet Beqaj: Fondi i Sigurimit u përball me skemën mashtruese

0
195

Duke folur sot në analizën vjetore të Fondit, ministri Beqaj ka deklaruar se Fondi i Sigurimitdhe Kujdesit Shëndetësor është përballur me skemë mashtrimi, lidhur me rimbursimin fiktiv të barnave.

Ai shtoi se viti i kaluar ka qenë i sikletshëm për Fondin, sepse u përball me një ngjarje të rëndë, me abuzimin e përmasave të mëdha, me një skemë korruptive të rimbursimit të barnave.

“Rimbursimi i barnave ka pasur probleme, por ajo që u konstatua ishte fiktive, që nga individi, receta, rimbursimi, madje dhe një pjesë e farmacive ishte fantazmë.

Ne kemi analizuar pse u arrit deri në këtë pikë, përgjegjësit individuale i mban secili, por ne kemi për detyrë që këto gjëra mos të ndodhin më dhe unë besoj sefondi ka filluar përpjekjet që hapësirat të vijnë duke u ngushtuar”, tha Beqaj. Drejtoresha e Fondit të Sigurimit, Vjollca Braho, tha se gjatë vitit 2015, çmimi ibarnave u ul me 12.5%, ndërsa shtoi se ka pasur rritje të shërbimeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here