Betonizimi tek Liqeni Artificial, Aktivistët: Rezistencë pa ndalim në mbrojtje të parkut të liqenit

0
218

 

1222 133

Betonizimi i parkut të liqenit nga Bashika e Tiranës ka ngritur të gjithë qytetarët në protestë. Aktivistët kanë dy ditë dhe dy netë që kundërshtojnë me forcë ndërtimet që po bëhën nga bashkia.

 

 

Sejrie Baleta

Aktivistët që janë ngritur kundër ndërtimit të parkut të lojrave tek Liqeni Artificial janë duke bërë rezistencë për kundershtimin e tij. Ata kanë  që  mbrëmë që janë vendosur te Kodrat e Liqenit dhe po kundërshtojnë më çdo kusht vazhdimin e ndërtimit të tij. Ata që dje janë vendosur aty dhe nuk  kanë ndërmend të tërhiqen. Forcat e policisë janë ato që i kanë shoqëruar në çdo hap dhe reagim. Pronarët të cilët po ndërtojnë këndin e lojrave gjatë mbrëmjes së mbrëmshme kanë sulmuar aktivistët. Aktivistët janë shprehur se do të bëjnë reziatencë pa u ndalur në mbrojtje të parkut të liqenit. “Prej shumë javësh dhjetëra qytetarë protestojnë ndaj betonimit të parkut të Liqenit të Tiranës, gjë e cila po synohet të bëhet me justifikimin e ndërtimit të një këndi lojërash për fëmijë, gjë e cila po të ndodhë i hap rrugën ndërtimit të shumëkatëshve në brendësi të territorit të Parkut të Liqenit ashtu si po veprohet me 13 katëshin që po ndërtohet përballë Fakultetit të Ekonomisë. Ditën e mërkurë, dt. 16 mars 2016 Bashkia e Tiranës nisi mbushjen me beton të kanaleve të hapura në brendësi të territorit të rrethuar. Po ditën e mërkure dhjetëra qytetarë nisën rezistencën pa ndalim në park, duke qëndruar gjithë natën e duke i bërë ballë dhunës së pronarëve të kompanisë së ndërtimit të mbështetur nga Policia e Shtetit. Qytetarët e lirë që protestojnë prej javësh vënë re se në orët e para të ditës së enjte dt. 17 mars 2016 Bashkia e Tiranës ka bërë rrethimin me hekura të territorit, ka futur në punë mjetet e rënda dhe po punon me intensitet të lartë për ta bërë betonimin e kësaj pjese të parkut një fakt të pakthyeshëm. Të gjendur në kushtet e një situate urgjente, qytetarët protestues i bëjnë thirrje çdo qytetari të lirë e të ndershëm të Shqipërisë t’i bashkohet kësaj rezistence tek ulliri, pranë burimit, në afërsi të Kishës së Shën Prokopit, rezistencë e cila do të vazhdojë pa mbarim gjatë ditëve e netëve në vazhdim, deri në ndalimin e punimeve dhe rikthimin e kësaj pjese të parkut tek qytetarët, duke i zhbërë të gjitha dëmet e shkaktuara nga Bashkia e Tiranës. Ashtu si në të gjitha protestat e qytetarëve të lirë të mbajtura në muajt e fundit bëhet thirrje për qëndrimin larg të drejtuesve të partive politike, shumica e të cilëve janë përgjegjësit kryesorë për rrënimin çerekshekullor të Shqipërisë. Ndërkohë i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të lirë e të ndershëm të cilët janë anëtarë të thjeshtë të FRESSH, FRPD, LRI dhe forumeve të tjera rinore të partive politike t’i bashkohen rezistencës si qytetarë të lirë të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka më kohë për të pritur! O sot, o kurrë!  Për parkun! Për publiken!” përfundon kështu thirrja e aktivistëve që janë ngritur në këmbë kundër ndërtimit te parku i liqenit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here