Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD, nuk dërgon në Kushtetuese mandatin e socialistit Suli

0
166

 

Mazhoranca rrëzoi dje kërkesën e Partisë Demokratike për dërgimin e mandatit të deputetit Rakip Suli në Gjykatën Kushtetuese. 77 deputetë votuan kundër kërkesës së demokratëve ndërsa vetëm 36 deputetët kanë votuar pro. Para se të hidhej në votim deputeti demokrat Eduard Halimi tha se, “Këshilli i Mandateve nuk ka shumicë, nuk merr vendime. Ka vetëm një detyrë të verifikojë anën formale. Detyra e Kuvendit është një, ta marrë dhe ta përcjellë kërkesën e PD në gjykatën kushtetuese. Duam ta çojmë deputetin para Gjykatës Kushtetuese apo ta fshehim”. Ndërkohë kreu i grupit kuvendor të PD-së Gramoz Ruçi theksoi se mazhoranca është kundër kërkesës së PD-së. “Mazhoranca do të votojë atë konkluzione që ka arritur Këshilli i Mandateve’, deklaroi ai. Edhe në këtë seancë marrëdhëniet e PD me Kuvendin ishin të kushtëzuara. Ata u paraqitën në fillim në seancë ku përsëritën kërkesat e tyre për tu larguar më pas duke mos marrë pjesë në diskutimin e pr/ligjit por për tu kthyer në momentin e votimit. Pas votimit ish kryeministri Sali Berisha tha se e priste dhe se një votim i tillë nuk bëhej për të mbrojtur Rakip Sulin por maxhoranca do të mbrojë veten. “E kapi edhe atë frika dhe kërkoi mëshirë. E prisja këtë votim dhe isha i sigurtë, sepse atë nuk mbrojnë Rakipin mbrojnë njeri-tjetrin. Ata mbrojnë plaçkën e madhe që ka bërë Edi Rama, me koncesionet, me CEZ me TVSH dhe shumë afera të tjera. Futën ne mes edhe Madam Lokomotivën. Koçua u kërciti dhëmbët se i tha më votuat pa më njoftuar. Të tjerët janë ushtarë të bindur të partisë. Ne e dinim që vetëm ky votimin do ishte, ne treguam qëndrimin tonë. Këta vazhdojnë puçin, antikushtetues, marrin pushtetin e Gjykatës Kushtetuese, nuk zbatojnë vendimin e saj dhe popullit i lind e drejta të qërojë këta puçistë”, theksoi ish-kryeministri.  Opozita pretendon se deputeti socialist Rakip Suli ka përfituar fonde publike dhe për këtë arsye duhet ti hiqet mandati. Kërkesa u bë nga 20 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike por ndryshe nga një javë më parë ku grupi socialist vendosi të çonte në Gjykatë Kushtetuese mandatin e Koço Kokëdhimës, për Rakip Sulin votoi kundër. Sipas socialistëve në Parlament duhej të votohej vetëm vendimi i Këshillit të Mandateve i cili dy javë më parë rrëzoi kërkesën e PD për heqjen e mandatit të deputetit socialist Suli.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here