Qentë endaçakë rrezik për njerëzit, një grua nga Dibra e Madhe ka humbur jetën pasi është sulmuar nga qentë e rrugës

0
188

 

Kafshët padyshim kanë nevojë për një vëmëndje dhe kujdes të veçantë. Por në Shqipëri kultura e të kujdesurit për to si për qentë ashtu dhe për kafshët në përgjithësi është shumë lag pranisë së saj. Shumë nga ne kur kalojmë në rrugë e kemi shumë të vështirë që të kalojmë në lagje ku e dime që në një çep të saj është vendi ku mblidhe është vendstrehim për qentë të çilët janë në kushte rruge. Organet kopetente shqiptare nuk është se e vënë ujin në zjarr për këtë ççështje. Ajo që është për tu shqetësuar është vetë jetasa e këtyre kafshëve të braktisura por dhe tmerri dhe paniku që këta shkaktojnë tek qytetarët. Por fenomeni më shqetësuae që haste nëpër rrugët e qyteteve në Shqipëri është së qentë në kushte rruge janë një kërrçënim serioz për këmbësorët që kalojnë nëpër ato rrugiça ku qentë me pahirë e kanë kthyer në venstrehim të përhershëm.

Kafshohet nga qetë, humbet jetën gruaja

Marrë shkas nga ky fenomen një grua ka humbur jetën në Dibrën e Madhe nga kafshimi që  kanë bërë qentë që janë në kushte rruge. Ajo është kafshuar nga qentë e rrugës, teksa gruaja ishte duke hedhur mbeturinat në koshat  plehrave.  Gruaja është kafshuar në pjesë të ndryshme të trupit. Ngjarja ndodhi në komunën Qendër Zhupë të Maqedonisë.  Edhe pse u dërgua në spital, ajo nuk mundi të mbijetonte.  Sipas banorëve qentë endaçakë në mjediset publike janë një shqetësim i vazhdueshem në këtë komunë.

Sëmundjet që kanë qentë

Ndër sëmundjet kryesore që kapin qentë e rrugës është leishmanioza, e çila është një sëmundje që prek kryesisht lëkurën. Qentë që rriten pranë kazanëve të plehrave, rreth 80 për qind e tyre janë të prekur nga kjo sëmundje. Leishmanioza është një sëmundje e rrezikshme jo vetëm brenda llojit, nga qeni te qeni, por edhe për njerëzit sepse është një sëmundje që transmetohet. Te njerëzit kjo sëmundje transmetohet nëpërmjet mushkonjave të vogla të quajtura Phlebotomus, të çilat nuk janë si mushkonjat e zakonshme. Në gjuhën popullore ato quhen edhe mushkonjat e rërës sepse rriten zakonisht në zonat bregdetare. Transmetimi i leishmaniozës bëhet nga ndërmjetësimi i kësaj mushkonje, e çila piçkon qenin e sëmurë duke u bërë mbartëse e sëmundjes nëpërmjet gjakut të infektuar e më pas piçkon njeriun. Sëmundja e leishmaniozës është shumë e rrezikshme në mënyrë të veçantë për fëmijët, të çilët kalojnë në temperaturë të lartë, dhimbje kyçesh, ethe etj. Duke pasur kaq shumë qenër endaçakë rreth e rrotull vendbanimeve tona mundësia e transmetimit të kësaj sëmundjeje është shumë e lartë. Sëmundje të tjera që mund të kenë qentë janë zgjebja ose siç quhet ndryshe sçabiei dhe përgjithësisht probleme në lëkurë. Qentë endaçakë janë burime infeksioni duke ndotur ambientin me jashtëqitje, të çilat shpërndahen shumë afër ambienteve të banimit. Këta parazitë mund të futen në shtëpitë tona duke na infektuar ne dhe kafshët tonë shtëpiake.

 

Në Tiranë

Në Tiranë gjendja paraqitet shumë serioze. Në shumë rrugë ka kope qensh që shëtisin të lirë. Ata paraqesin një rrezik jo vetëm për njerëzit që i kanë fobi qentë, por edhe për ata që nuk i kanë. Qentë e rrugës sulmojnë qentë që mbahen në shtëpi, por edhe pronarët e tyre, kur ata i nxjerrin në shëtitje.  Alternativa më e mirë është grumbullimi i tyre në një qendër të çaktuar jashtë qytetit, ku të vaksinohen dhe të sterilizohen, për të ulur shtimin e tyre. Më pas mund të punohet që këta qen të gjejnë një familje, ashtu siç ndodh kudo në botë, pasi këto kafshë janë njësoj si të tjerat dhe përshtaten shumë lehtë me ambientet e shtëpisë. Përgjegjësia që kjo situatë ka degraduar është e bashkisë, pasi nuk ka treguar asnjëherë vullnet për të ndërhyrë. Janë dhënë disa herë fonde, por asnjëherë këto të ardhura nuk janë përdorur për qentë.

Kur sulmohemi nga një qen

Në rast se kafshohemi nga një qen rruge, plaga që ai lë duhet të trajtohet gjithmonë si një plagë e infektuar. Dhëmbët e qenit janë gjithmonë të infektuar dhe kur kafshojnë fusin në plagë baktere. Prandaj, krahas mjekimit lokal ka nevojë edhe për një mjekim të përgjithshëm, si për shembull me antibiotik. Në ndër rreziqet më të shpeshta nga kafshimi është tetanosi, i çili është më shpesh i gjendshëm te dhëmbët e qenit. Prandaj në rast kafshimi rekomandohet bërja e vaksinës së tetanosit. Një tjetër rrezik është edhe tërbimi, i çili te njeriu mund të shkaktojë edhe humbjen e jetës. Por, në 40 vitet e fundit në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë rast me tetanos.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here