Sherr masiv në Itali, 60 persona mes tyre dhe shqiptarë, 7 të arrestuar

0
168

Më shumë se 60 persona, mes tyre shqiptarë dhe italianë janë përfshirë në një sherr masiv në Palestrina të Italisë, në Jug të Romës. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në orët e para të mëngjesit. Nga njëra anë ishin një grup shqiptarësh, dhe nga ana tjetër një grup italianësh. Policia arrestoi 7 persona dhe ka shpallur më shumë se 15 të tjerë në kërkim. Mes të arrestuarve janë dy shqiptarë, B.C 26 vjeç dhe K.D. 25 vjeç, shkruan panorama. Ndërsa ndër italianët janë arrestuar M.G.  32 vjeçar dhe babai i tij, pronar i lokalit me inicialet M.G. gjithashtu; A.A. 40 vjeç. G.B. 41 vjeç dhe C.B. 65 vjeçar. Gjithçka nisi kur shqiptari B.C. dhe K.D. shkuan në lokalin e 55-vjeçarit M.G. për të parë ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Aty nisi një debat për birrën e papaguar mes shqiptarit 26-vjeçar dhe pronarit të lokalit, që punon edhe banakier në lokalin e tij. Shqiptari ka treguar në polici se u fye nga pronari italian, i cili përdori shprehje raciste ndaj tij. Kështu, sherri që nisi brenda në lokal u zhvendos jashtë tij. Menjëherë në ndihmë të shqiptarëve erdhën edhe disa shqiptarë të tjerë. Po kështu, në ndihmë të italianit u mblodhën qytetarë të tjerë italianë, duke e çuar numrin e pjesëmarrësve në sherr në 60 persona. Për këtë arsye, policia e ka cilësuar ngjarjen si “sherr mes Italisë dhe Shqipërisë” për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve të ndarë sipas kombësive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here